Arben Tarqavari, mysafir në 360 shkallë ka ngritur shqetësimin që sipas tij BDI ka ndikim te Kushtetuesja e cila po shkakton tensione ndëretnike. Pra, gjithë kjo katrahurë e krijuar ditëve të fundit sipas Taravarit është këngë që dirigjohet nga orkestra e partisë opozitare shqiptare, BDI.
“Gjykata Kushtetuese për 100 ditë ka shkaktuar tensione ndëretnike me Balancuesin dhe ligjin për gjuhët. Dhe këtu BDI ndikim të qartë. Për shembull, Sali Murat i Frontit Evropian që është deputet tani, ka qenë kryetar i Gjykatës Kushtetuese dhe ky person nuk ka as parti, dhe nuk është as anëtarë në ndonjë parti, por ka qenë drejtpërdrejt i propozuar nga Ahmeti për deputet. Dhe ishte çudi pse pikërisht tani këto çështje i nxorën nga sirtarët. Duhet të jesh mendjelehtë të mendosh se Gjykata Kushtetuese pikërisht tani i nxjerr këto çështje në rend dite. Dhe etnikisht u ndanë edhe gjykatësit kushtetues, dhe disa publikisht thonë se nuk është në rregull që të mbivotohemi për këto çështje senzitive të shtetit”, tha Taravari.
Pra, çdo tension i mundshëm dihet nga e ka prejardhjen, sepse gjendja stabile nuk u shkon përshtati partive opozitare, e aq më pak atyre që për një kohë të gjatë kanë qeverisur me vendin. Por, pushteti nëse nuk fitohet me instrumentin e demokracisë, zgjedhjeve, nuk duhet të provohet asesi të përfitohet përmes tensioneve sepse as nuk munden e as nuk është metodë e duhur që qytetarët të jenë eksperimente për përfitime të ulëta partiake.