Pasi bëra publik qëndrimin tim politik ku tregova se duhet të sjellim Ndryshimin E Madh bashkë me opozitën shqiptare, jam bërë dëshmitar i gjallë i mrekullisë së një populli!
E dija se shumë veta do ishin dakord me deklaratën time pasi unë e mora këtë vendim duke ju pasur prioritet juve dhe nevojën tuaj për Ndryshim…por prej dje dhe deri tani që shkruaj, prej jush kam marrë qindra e mijëra mesazhe urimi, falënderimi, frymëzimi dhe motivimi sa reagimi juaj ka tejkkaluar çdo pritshmëri të mundshme!
Nga ato qindëra e mijëra mesazhet tuaja mbështetëse, jam i Lumtur t’ju them se Ndryshimi i Madh ka filluar dhe nuk ka Asgjë që e Ndalon Forcën Tuaj!
Nga miliona zërat tuaj, prej dje është ndezur Fryma e Shpresës, Fryma e Besimit, Fryma e Ndryshimit!
Martin Luther King Jr. do të thoshte se në malin e dëshpërimit…ka një gur shprese…
Unë prej dje që kam parë si kurrë në jetën time politike aq shumë njerëz të duan Ndryshimin, mund të them me siguri se Shqiptarët U Bënë Mal Shprese!
Me respekt e nderim për të gjithë!
Arben Taravari