Kandidati për President nga radhët e VLEN, Arben Taravari, me anë të deklaratës publike dënon arrestimin e gazetarit Furkan Saliu, duke kundërshtuar veprimin e zbatuar në kushte të dyshimta. Taravari kërkon lirim të menjëhershëm të gazetarit Saliu dhe zbardhjen e plotë të rastit.
Dënoj arrestimin e gazetarit Furkan Saliu. Arrestimi i tij sipas të gjitha dëshmive është kryer në kushte të zbatimit të profesionit të tij. Duke kërkuar lirimin e gazetarit Furkan Saliu dhe zbardhjen sa më të shpejtë të rastit, kujtoj edhe një thënie të Lekë Dukagjinit: Lajmësi Nuk Ka Faj Për Lajmin Që Jep! Mos dënoni Lajmëtarin por Lajmin! – citohet në deklaratën e plotë të Arben Taravarit.