Arben Taravari bën bilancin e punës një javore: Gostivari në punë

e postuar më at 10:36
15 0

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari publikon në rrjetin e tij social facebook një bilanc të punëve konkrete që janë kryer në shërbim të Gostivarit në 7 ditë.Nis me ndarjen nga 30.000 denarë për gjashtë familjet të cilave para një jave iu dogjën shtëpitë:

“ÇFARË BËMË PËR KOMUNËN TONË – RAPORT JAVOR (22.11.2021 – 28.11.2021)

1. Për gjashtë familjet të cilave para një jave iu dogjën shtëpitë (barakat) ku ata jetonin në rrugën e Ilindenit, Komuna e Gostivarit ndanë nga 30.000 denarë;

2. Debresh, fasadimi i objektit të Shkollës Fillore ”Faik Konica”, rinovimi i toaleteve dhe transformimi i ambientit të jashtëm;

3. Në shkollën fillore “Përparimi” të fshatit Çegran vazhdojnë punimet për ndërtimin e kulmit të shkollës dhe rikonstruimi i tërësishëm i toaleteve;

4. Reçan – fasadimi i objektit të Shkollës Fillore “Liria”, dhe transformimi i ambientit të jashtëm;

5. Bajnicë e Epër – vazhdojmë me 700 metrat e fundit nga gjithsej 4000 metra gjatësi kanalizim të planifikuar;

6. Parku në afërsi të Komunës merr pamje të re: Travertin 600 m2, gjelbërim 1500 m2, ndriçim i ri, sistem vaditje modern, kandelabra;

7. Vazhdojnë punimet për ndërtimin e Qendrës për Autizëm – Mjetet e buxhetit për ndriçimin dekorativ të qytetit me rastin e festave të fundvitit, i ridestinojmë për këtë qendër;

8. Vazhdojnë pandërprerë punimet për ndërtimin e krahut të parë të ujësjellësit të ri, si dhe rezervuarit më të madh të ujit në kuadër te projektit SECO, me vëllim 5600 m3 në Zdunjë, nëpërmjet të cilit do të furnizohen vendbanimet Zdunjë, Debresh, Forinë, Çegran, Zona VII dhe VIII.”

T F

nga kategoria