Categories: LajmePolitika

Arben Taravari angazhon Prof. Dr. Etem Azirin si këshilltar special politik

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka bërë të ditur sot angazhimin e Prof. Dr. Etem Azirit si këshilltar special politik.

Prof. Aziri, një emër me peshë në fushën e sociologjisë, shkencave politike dhe juridike, do t’i bashkohet ekipit të Aleancës për Shqiptarët me qëllim të fuqizimit të kapaciteteve analitike dhe strategjike në fazën e re të veprimit politik të kësaj force politike.
Etem Aziri është një ndër studiuesit më të respektuar në hapësirën akademike shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Ai është doktor shkencash në sociologji nga Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, me një disertacion që trajton proceset socio-ekonomike dhe zhvillimin në rajonin e Pollogut – një analizë që ka pasur ndikim të theksuar në studimet rajonale.

Ai ka përfunduar magjistraturën në drejtësi dhe studimet bachelor në shkenca politike në Universitetin e Zagrebit, duke ndërthurur kështu ekspertizën e tij në juridik dhe politikë.

Në karrierën akademike, Prof. Aziri ka mbajtur pozita të rëndësishme udhëheqëse si: Drejtor i Qendrës për Studime Shqiptare pranë Institutit për Studime Sociologjike, Politike dhe Juridike në Shkup (2003–2004)Profesor, prodekan dhe dekan në Fakultetin e Administratës Publike dhe Shkencave Politike në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë (2005–2010)
Një nga botimet më të rëndësishme të tij është monografia:
“Partitë politike, zgjedhjet dhe sistemet zgjedhore” (Tetovë, 2015), një analizë e thellë mbi sistemin politik të Maqedonisë së Veriut dhe rolin e shqiptarëve në ndërtimin e një demokracie funksionale dhe përfaqësuese
Angazhimi i Prof. Dr. Etem Azirit si këshilltar special politik konsiderohet si një hap strategjik për konsolidimin e qëndrimeve programore dhe ideologjike të Aleancës për Shqiptarët, në një moment kyç për skenën politike shqiptare në vend.

Admin01

Recent Posts

Zgjedhjet 2025/ Deri më 13 shtator dorëzohen listat e kandidatëve

Verifikimi publik në të dhënat e Listës zgjehdore për Zgjedhjet lokale 2025 përfundon nesër në…

16 minutes ago

Dronët rusë në Poloni, Macron: E papranueshme, s’do të bëjmë kompromis për sigurinë e aleatëve

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se shkelja e hapësirës ajrore polake nga dronët rusë gjatë…

25 minutes ago

Qenan Aliu: Blerant Ramadani, një figurë me potencial politik

Analisti Qenan Aliu ka ndarë përvojën e tij të takimit me Blerant Ramadanin, një djalosh…

2 hours ago

Nxënësit e Tetovës përballen me mungesë librash, pavarësisht milionave të shpenzuara

Nxënësit në shkollat e Tetovës vazhdojnë të kenë mungesë të librave edhe në javën e…

2 hours ago

ASH: Qeveria e VMRO-VLEN e fut vendin me të dyja këmbët në “Botën Serbe”

Deklaratat e fundit të ministrit serb të mbrojtjes Bratislav Gashiq dhe anëtares së qeverisë së…

2 hours ago

Kur parullat bien poshtë: ‘Çairi foli’ apo ‘VLEN-i demaskoi veten’?

Hapja e Shtabit Zgjedhor të VLEN-it në Çair, që ishte menduar të jetë një shfaqje…

3 hours ago