Categories: LajmePolitika

Arben Fetai mesazh liderëve të VLEN, jam i vetmi që se kam takuar Ali Ahmetin

Zëvendëskryeministri Arben Fetai ka reaguar ashpër ndaj, siç thotë ai, një vale sulmesh në rrjetet sociale, për të cilat ai akuzon “makinerinë propagandistike të BDI-së dhe aleatëve të saj”.

Në një postim në profilin e tij në Facebook, Fetai ka theksuar se nuk do të ndalet përballë shpifjeve dhe gënjeshtrave, duke i quajtur ato një dëshmi e frikës së kundërshtarëve politikë. “Makineria propagandistike e BDI-së dhe e patericave të saj ka nisur një fushatë të egër kundër personalitetit tim”, shprehet Fetai, duke shtuar se sulmet po bëhen përmes profileve të rreme që synojnë ta njollosin me “lloj-lloj shpifjesh dhe gënjeshtrash”.

Sipas tij, këto sulme të ulëta nuk bëjnë gjë tjetër veçse e forcojnë edhe më shumë vendosmërinë për të vazhduar misionin politik.

“Këto sulme janë një shenjë e fuqisë sonë. Ata sulmojnë sepse lëvizja jonë i ka prishur planet e BDI-së dhe të pengjeve të Gjoka Konstruksion”. Në deklaratën e tij, Fetai ndalet te tre parime që, sipas tij, përfaqësojnë krenarinë e tij në politikë. “Për 20 vjet karrierë, unë nuk kam keqpërdorur as edhe një qindarkë të burimeve publike. Duart e mia janë të pastra, ndërgjegjja ime e qetë. Jam i vetmi që kurrë nuk ka pasur kontakt, bashkëpunim apo kompromis me BDI-në dhe me kryetarin e tyre. Kam mbajtur dhe do mbaj një distancë higjienike me ta. Askush nuk mund të ndikojë vendimet e mia, të më kushtëzojë apo të më shantazhojë. Varësia ime e vetme është ndaj popullit tonë dhe kombit tonë”. Fetai e mbyll reagimin e tij me një mesazh sfidues ndaj kundërshtarëve.

“Sulmet e tyre vijnë nga profilet e rreme, sepse askush nuk mund të më përballë me emër dhe mbiemër me akuza reale. Le të lehin zagarët. Karavani ynë ecën përpara, i pandalshëm, drejt një të ardhmeje ku shqiptarët fuqizohen, jo eksploatohen”.

Admin01

Recent Posts

Pse Albin Kurti përkrah VLEN-in, flet Kim Mehmeti

Publicisti Kim Mehmeti ka komentuar mbi përkrahjet politike që disa partitë shqiptare në Maqedoni marrin…

19 minutes ago

Nazim Taipi dhe Nuhi Neziri takim me aktivin e BDI-së në Tearcë për fitoren e madhe!

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për komunën e Tearcës, Nazim Taipi i shoqëruar nga…

2 hours ago

Aleanca për Shqiptarët: Decentralizimi dhe Siguria Publike, shtylla të një shteti funksional

Aleanca për Shqiptarët rikujton se pika e tetë e Platformës Kombëtare e saj përqendrohet te…

15 hours ago

“Sipas dinamikës së Bilall Kasamit, stadiumi i Tetovës do të ndërtohet në vitin 2050” JA KONTRATA dhe DINAMIKA

Para disa ditësh, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami deklaroi se në muajin tetor,…

15 hours ago

Çair nxjerr në Shesh kontraditat dhe dobësinë e VLEN-it

Nga Liridon Ramadani Mbrëmë në Çair u bë hapja e shtabit zgjedhor, dhe për mua…

19 hours ago

AKI-Tetovë akuzon Kasamin për keqmenaxhim me rrugët 185 dhe 186

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) – Tetovë ka reaguar sot publikisht, duke akuzuar kryetarin në…

19 hours ago