Categories: LajmePolitika

Arben Fetai merr timonin e ministrisë për qeverisje të mirë: Luft pa kompromis kundër korrupsionit

Zv. Kryeministri për Qeverisje të Mirë dhe Transparencë Arben Fetai sot në një ceremoni pranim-dorëzimi mori detyrën nga paraardhësja e tij znj. Slavica Gërkovska.

“Sot pata kënaqësinë të bëj pranim dorëzimin e detyrës së Zv. Kryeministrit për Qeverisje të Mirë dhe Transparencë me paraardhësen time, znj. Slavica Gërkovska.

Nga zonja Gërkovska u brifova për punët e mira që janë bërë në këtë kabinet por edhe për sfidat e shumta në përmirësimin e qeverisjes si dhe pengesat institucionale për luftë efikase kundër korrupsionit.

Në vijim, unë si Zv. Kryeministër për Qeverisje të Mirë dhe Transparencë dhe ne si qeveri reformuese dhe pro-evropiane do të ndjekim katër akse prioritare të veprimit në fushën e shtetit të së drejtës dhe qeverisjes së mirë.

1. Evropianizmi i sistemit të drejtësisë
2. Lufta pa kompromis kundër korrupsionit
3. Përgjegjësia penale dhe sekuestrimi i aseteve kriminale
4. Transparenca e plotë institucionale

Prioritet i prioriteteve i qeverisë sonë do të jetë lufta pa pardon kundër korrupsionit dhe llogaridhënia nga aktorët e korruptuar. Qeveria jonë do të sjell një strategji të re për të forcuar kapacitetet institucionale për investigimin financiar dhe konfiskimin e aseteve kriminale. Ndryshimi ka filluar!” -shkruan Fetai në profilin e tij në Facebook.

Admin01

Recent Posts

Deputeti francez kërkon hetim penal ndaj TikTok-ut për rrezikimin e jetës së përdoruesve të rinj

Deputeti francez kërkon hetim penal ndaj TikTok-ut për rrezikimin e jetës së përdoruesve të rinj…

53 minutes ago

AKI dorëzon kandidaturat në Vrapçisht, Isen Shabani kandidon për mandatin e tretë

Koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim ka dorëzuar sonte zyrtarisht kandidaturën për kryetar komune dhe listën…

11 hours ago

Arton Aliti nga Piroku bartës liste i AKI-së në Bogovinë

Arton Aliti nga radhët e Aleancës për Shqiptarët e Arben Taravarit që vjen nga fshati…

11 hours ago

Valbon Limani pasi zyrtarizoi kandidaturën: Le të jetë një fushatë me Gostivarin në zemër!

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar të Komunës së Gostivarit, z. Valbon Limani,…

11 hours ago

Ramadani në Bukoviq: Këto zgjedhje janë referendum për dinjitetin shqiptar, zhvillimi i Sarajit dhe projektet konkrete për banorët mbeten prioritet

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar komune të Sarajit, Blerant Ramadani, së bashku…

11 hours ago

Dorëheqje me akuza: Fisnik Ristemi largohet nga VLEN në Gostivar

Ai thekson se nuk dëshiron të bartë përgjegjësi për një humbje të parashikuar të VLEN-it…

13 hours ago