Categories: LajmePolitika

Arben Fetai: Kur të sulmon dikush si Apasievi, pa dyshim je në rrugën e duhur. Qeveria e Kosovës partnere dhe aleate

Zv.kryeministri për Qeverisje të Mirë dhe Transparencë, Arben Fetai, ka reaguar ndaj sulmeve të deputetit të së MAJTËS Dimitar Apasiev. Më poshtë e gjeni deklaratën e plotë të tij:

“Deputeti Apasiev sërish paska thënë për mua se jam “spiun i Kurtit”. Kur të sulmon dikush si Apasievi, pa dyshim je në rrugën e duhur. Megjithatë dua shkurt të sqaroj disa gjëra.

E para, standardi ynë politik është transparenca me publikun dhe me partnerët, dhe Kosova është vend partner. Spiunët u përkasin filmave të kohës së komunizmit, me të cilat Apasievi ende jeton.

E dyta, është nder të konsiderohem i afërt me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti. Kurti në rajonin tonë, simbolizon rrëzimin e qeverisjeve të korruptuara me votë dhe legjitimitet popullor. Kontributin tim në Vetëvendosje, Apasievi e ka mësuar nga CV-ja ime e dorëzuar në Kuvend si kandidat i propozuar për Zëvendës Kryeministër për Qeverisje të Mirë dhe Transparencë. Nuk ka asgjë për të fshehur aty, përkundrazi është përvojë që më ka formësuar politikisht dhe pjesë e së kaluarës sime, me të cilën mburrem. Angazhimin tim në Vetëvendosje! e kam shkëputur në vitin 2018, kur kam marrë përgjegjësi në Aleancën për Shqiptarët.

Dhe e treta, jam i sigurt se Kosova nuk ka pasur asnjëherë Kryeministër dhe Qeveri më të mirë, dhe kësaj pune do t’ia shohë hajrin i gjithë rajoni. Kur fqinjët përparojnë me demokraci, kjo ndikon mirë edhe te ne. Ashtu si përmirësimet që do t’i sjellim ne në Maqedoninë e Veriut, ato do të reflektojnë pozitivisht edhe te fqinjët tanë.

Kosova nën drejtimin e Kryeministrin Kurti ka shënuar rritje të konsiderueshme në të gjitha parametrat e demokracisë, shtetit të së drejtës, fjalës së lirë sipas matjeve të institucioneve me renome ndërkombëtare dhe se kurrë nuk ka shprehur qëndrime armiqësore ndaj Maqedonisë së Veriut, përkundrazi.

Unë si Zëvendës Kryeministër dhe ne si VLEN, do të jemi çdoherë pranë Qeverisë së Kosovës, si partnerë dhe aleatë. Sigurisht, edhe për mbrojtjen e sovranitetit dhe shtetesisë së Republikës së Kosovës, të cilën nuk mund ta prekë dot asnjë “mik” i Apasievit.” – citohet në reagimin publik Arben Fetai.

Admin01

Recent Posts

Profesoresha Belinda Amiti nga AKI, do të jetë zëri që do të fuqizojë arsimin cilësor dhe inovativ në Këshillin Komunal të Tetovës

Aleanca për Shqiptarët – Dega Tetovë, gjatë ditës së sotme ka prezantuar para opinionit katër…

9 minutes ago

Kryetari i Gostivarit, Limani takon Naser Veliun: Mbështetje për studentët e dalluar që synojnë studimet jashtë vendit

Në ambientet e Komunës së Gostivarit, kryetari Valbon Limani priti në një takim studentin e…

58 minutes ago

Osmani: Izeti të japë dorëheqje, institucionet dështuan dje në Trubarevë

Kandidati për kryetar të Çairit, Bujar Osmani, sot drejtoi kritika të ashpra ndaj ministrit aktual…

1 hour ago

Gjykata speciale në Hagë “pushtohet” nga shqiptarët, nis protesta në mbështetje të ish-udhëheqësve të UÇK

Organizata e Veteranëve të luftës donte ta zhvillonte tubimin përpara gjykatës, por nuk u dha…

2 hours ago

Portalb: Mijëra euro të Komunës së Çairit për lokalin e zvëvendësministres, Antikorrupsioni ende pa vendim

Edhe pse ka kaluar kohë nga hapja e rastit pas raportimit të Portalb.mk, Komisioni Shtetëror…

2 hours ago

Rexhepi: Asaf Abduramani do të prijë listën e këshilltarëve të AKI-së për Tetovën!

Dr Asaf Abduramani do të jetë bartës liste nnga AKI-ja në Tetovë. Kandidati i AKi-së…

2 hours ago