Smart News

Arben Fetai: Ja si ministrat e BDI-së kanë dhënë pëlqim për shfuqizimin e “Balancuesit”

Zëvendëskryeministri Arben Fetai, në PikëPodcast në Ora24.tv ka deklaruar se vendimi i Gjykatë kushtetuese ishte i pritur dhe për këtë BDI dhe LSDM kanë pasur dakordësi dhe konsensus që në vitin 2023, në Strategjinë e re për reformë të administratës publike. Fetai potencon se ministrat e BDI-së dhe Frontit Eurpian si, Bujar Osmani, Kreshnik Bekteshi dhe Krenar Lloga kanë dhënë pëlqim që “Balancuesi” të hiqet.

“Këtu e keni pëlqimin pak më të zgjeruar me më shumë argumente ,vërejtje në përmbajtje të strategjisë. Askund kundërshtim të Balancuesit nga ish ministri i financave nga radhët e BDI-së Fatmir Besimi. Këtu e kemi po ashtu të nënshkruar nga ministër i BDI-së siç është i nënshkruar Kreshnik Bekteshi. Pa asnjë kundërshtim për ‘Balancuesin’ e vitit 2023. Dhe në fund, e kam mendimin e ish ministrit të Drejtësisë, ish partiakut tim tash pjesë e ‘Frontit Europian’, Krenar Lloga i cili po ashtu ka dorëzuar 3 faqe arsyetim rreth opinionit të tij, po askund nuk e ka kundërshtuar heqjen e Balancuesit”, deklaroi zëvendëskryeministri Arben Fetai, në PikëPodcast në ora24.tv dhe Almakos.

Linku ku mund të ndiqni të plotë PikëPodcast-in

Arben Fetai në PikëPodcast

Exit mobile version