Në një shkrim të publikuar nga vetë Arben Fetai, ish-bashkëpunëtori i ngushtë i Arben Taravarit, ai përshkruan me fjalë të forta fenomenin e “zëllit të të konvertuarit” – që, sipas tij, është përkushtimi i tepruar i tradhtarëve ndaj padronëve të rinj.
“Nuk ka asgjë më të shpifur se zelli i të konvertuarit. Kur tradhtari braktis shtëpinë e tij dhe kalon te kundërshtari, ai shndërrohet në mbështetësin më të flaktë të padronit të ri, duke u bërë armiku më i egër i ish-shokëve,” shkruan Fetai.
Në analizën e tij, Fetai përshkruan me detaje se si një individ, i shtyrë nga pasiguritë dhe konfliktet e brendshme, e justifikon tradhtinë si “iluminim” dhe jo si llogari personale, duke u shndërruar në fanatik të kauzës së re.
Ky shkrim është interpretuar gjerësisht si një rrëfim i pavetëdijshëm i vetë Arben Fetait, i cili pasi braktisi Taravarin, mbeti në pushtet si vegël e Mickoskit. Kritikët theksojnë se ky është një autodeskriptim i qartë i pozicionit të tij aktual – një “konvertuar” politik që përpiqet të mbulojë humbjen e identitetit me fanatizëm ndaj padronit të ri.
Me këtë postim, duket se Fetai, ndoshta pa dashur, ka pranuar perceptimin publik mbi rolin e tij pas ndarjes nga Taravari dhe kalimit në krah të pushtetit.