Categories: LajmePolitika

Arben Fetai foli me gojën e Mickoskit” – Reagime të forta nga Kosova për sulmet ndaj Ali Ahmetit

Një deklaratë e zëvendëskryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai, në emisionin “Politiko” të TV Kanal 10 në Kosovë, ka shkaktuar valë reagimesh të forta në opinionin publik kosovar. Fetai, gjatë një bisede me moderatorin Kushtrim Sadiku, ka bërë disa komente për liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, të cilin në mënyrë të tërthortë e ka cilësuar si “antikosovar”, duke shkaktuar indinjatë të thellë tek shumë personalitete në Kosovë, transmeton Flaka

Në reagimet e tyre, ata e akuzojnë Arben Fetain se ka folur me gojën e patronit të tij, Hristijan Mickoski, duke u përpjekur të përbaltë figurën e Ali Ahmetit para publikut kosovar – një figurë që për mbi dyzet vite i është përkushtuar me përkushtim të palëkundur çështjes së Kosovës, lirisë dhe dinjitetit kombëtar.

Ismet Sylejmani, veprimtar i njohur i çështjes kombëtare dhe pjesëmarrës aktiv në periudhën e luftës çlirimtare, ka reaguar me një qëndrim të gjatë dhe të argumentuar në rrjete sociale, ku shkruan:
“Ne i themi, zotëri zëvendëskryeministër i Maqedonisë së Veriut, je shumë i vogël me i thënë udhëheqësit të popullit, atdheut dhe kombit, Ali Ahmetit, ‘antikosovar’. Ai është biri më besnik i kombit, dhe një nga drejtuesit dhe luftëtarët më të mëdhenj për çlirimin, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës.

Sipas Sylejmanit, Ali Ahmeti jo vetëm që ka qenë drejtues i Lëvizjes Popullore për Republikën e Kosovës (LPRK) dhe bashkëthemelues i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por ka kontribuar direkt në organizimin dhe shpërndarjen e komunikatave të para të UÇK-së nga Zvicra. Ai shton se pas vitit 2001, Ali Ahmeti dhe BDI-ja nuk kanë bërë asnjë veprim që do të dëmtonte interesat e Kosovës.

“Dielli me shoshë nuk mbulohet,” – shkruan më tej Sylejmani. “Ali Ahmeti ka ndihmuar në emërtimin e UÇK-së, ka strehuar dhe trajnuar luftëtarë, dhe ka pasur ushtarë nga Kosova që kanë rënë dëshmorë nën komandën e tij në Maqedoni. Të quash një figurë të tillë ‘antikosovar’ është fyerje e madhe për historinë tonë.”

Ndërkaq, edhe Dr. Jakup Ismajli, intelektual dhe ish-deputet në Kosovë, ka shprehur shqetësimin e tij për qasjen e z. Fetai, duke thënë:
“Isha i befasuar që një zëvendëskryeministër vjen në Kosovë dhe, në vend që të flasë për sukseset e qeverisë që përfaqëson, mban ligjërata kundër Ali Ahmetit. Nëse pretendoni se Ali Ahmeti është antikosovar, atëherë lind pyetja: si arriti ai të mbetet lider i padiskutueshëm i shqiptarëve për kaq gjatë?”

Ismajli e quan këtë sjellje si përpjekje për të devijuar vëmendjen nga problemet reale të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe një sinjal shqetësues për tendencat e qeverisë aktuale të drejtuar nga VMRO-DPMNE.

“Zgërdhirja nuk është argument”, – thotë ai, duke iu referuar reagimeve të Fetait ndaj kritikave të brendshme, përfshirë edhe ato nga Arben Taravari, i cili e ka cilësuar Fetain si “karrierist të sëmurë”.

Të dy personalitetet, Sylejmani dhe Ismajli, i kërkojnë zëvendëskryeministrit Fetai që të japë llogari për rezultatet e qeverisjes aktuale në raport me shqiptarët, përpara se të merret me sulme personale. Flaka

Admin01

Recent Posts

Bujar Osmani: Aleanca Kombëtare për Integrim po ngrihet në një forcë të bashkuar, të fortë dhe inspiruese

Kandidati për kryetar komune të Çairit nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Bujar Osmani, sonte ka…

8 hours ago

Blerant Ramadani takon banorët e Krushopekut, zotohet për investime në infrastrukturë dhe sport

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar komune të Sarajit, Blerant Ramadani, së bashku…

9 hours ago

Bajram Rexhepi së bashku me rinistët e AKI vizituan Rrugën e Butiqeve në Tetovë

Kandidati për kryetar komune të Tetovës nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Bajram Rexhepi, sot së…

9 hours ago

Selmani: Lëvizja “Arbëria” është krijesë e vet VLEN-it

Shkruan Nafie Selmani Në qarqe të ndryshme politike, por edhe brenda vetë strukturave të VLEN-it,…

12 hours ago

Deputetja Rina Ajdari ironizon me Arben Fetaun: Parmendo a mund të ”flas shqip”

Deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Rina Ajdari Rustemi, ka ironizuar me Zëvendëskryeministrin për Qeverisje…

12 hours ago

Xhabir Deralla: Të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut po përkeqësohen

Në një intervistë ekskluzive për Radio Kosovën, analisti politik, Xhabir Deralla, ofron një vështrim kritik…

13 hours ago