Arbana Osmani ka një përgjigje për të gjithë ata që thonë se është mendjemadhe! (Foto)

e postuar më at 10:33
86 0

Arbana Osmani për të gjithë ata që e quajnë “mendjemadhe” në jetën reale ka një përgjigje.

Gjatë një bisede virtuale që zhvilloi me ndjekësit në Instastory, dikush e pyeti moderatoren nëse është apo jo mendjemadhe në jetën reale.

“Hmm, dua t’ju tregoj një histori:

“Pak ditë më parë, në një nga autogrillet buzë autostradës, kishim ndaluar makinën, sepse Edi doli të marrë një kafe. Unë isha në makinë me Diellin, i cili po flinte. Jashtë ishte shumë ftohtë dhe binte shi. Befas një vajzë troket tek xhami dhe më kërkon të hap derën e makinës”.

“I bëj me shenjë që po fle djali i vogël dhe nuk e hap dot. Më thotë që do të bëjë një foto dhe i them që nuk mundem (se do duhej të hapja derën, do bëhej zhurmë, do futej era e ftohtë e Dielli mund të zgjohej, të ftohej, të qante). Me pak fjalë i thash nuk mundem”.

“Pas disa orësh, mora një mesazh të gjatë në Instagram nga vajza që më thotë se sa shumë ishte zhgënjyer nga unë dhe se si nuk e priste që vipat të ishin aq ndryshe në realitet. Ia shpjegova edhe një herë dhe u duk se e kuptoi”.

“Kur është fjala për fëmijët e mi, jam ‘mendjemadhe’, ‘luftarake’, ‘egoiste’, e plot gjëra të tjera si këto. Joni për shembull është një fëmijë që e do mamën vetëm për vete dhe nuk e ka qejf kur bëj foto me njerëz ndërsa kam dalë me të…Por mbi të gjitha, jashtë kamerës, jam një njeri normal, me problemet e përditshme, luhatjet e humorit dhe paranojat e një njeriu të zakonshëm”, – shkroi moderatorja.

Një ndjekës tjetër e pyeti: “Si ja ke bërë kur ke dëgjuar që njerëzit kanë folur keq për ty në një moment të caktuar?”.

Arbana shkroi:

“Nëse kanë qenë njerëz që kam njohur dhe e kanë bërë këtë gjë pas krahëve dhe e kam marrë vesh (se në fakt gjithmonë e marr vesh), i kam larguar nga jeta ime dhe jam ndjerë shumë mirë pasi e kam bërë këtë gjë”.

“S’ka ndjesi më të bukur se t’i tregosh vendin atij / asaj që s’të respekton, me indiferencë”.

“Ata që s’njoh e s’më njohin pastaj le të flasin ç’të duan. Asnjë problem me ta, se flasin nga padija”, – tha Arbana.

nga kategoria