Categories: Lajme

Aparatet jashtë funksionit dhe pacientët pa shërbim në Spitalin e Tetovës, një defekt i rrjetit të ujësjellësit ka shkaktuar dëme materiale

Aparatet dhe shërbimet në Spitalin Klinik të Tetovës janë jashtë funksionit për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit. Pacientët kanë mbetur pa shërbimet e nevojshme, ndërsa spitali deklaron se nuk mund të ndërhyjë pasi defekti teknik është në kompetencë të ujësjellësit. Ndërkohë dëmet materiale në hapësirat e spitalit po rëndojnë situatën dhe qytetarët presin zgjidhje urgjente, raporton Portalb.mk.

“Sot, në ambientet e Spitalit Klinik Tetovë ndodhi një fatkeqësi teknike si pasojë e defektit teknik në rrjetin kryesor të ujësjellësit të ujit. Ky element i rrjetit nuk është nën kompetencë të spitalit, por i kompanisë së autorizuar për furnizim me ujë, dhe spitali nuk ka të drejtë të ndërhyjë në të. Për shkak të kësaj prishjeje, uji ka shkaktuar dëme materiale në disa hapësira të spitalit. Menjëherë janë ndërmarrë masat e nevojshme për menaxhimin e situatës dhe janë njoftuar institucionet kompetente për ndërhyrje. Ju sigurojmë se pacientët do të informohen në kohë për aparatet dhe shërbimet që përkohësisht nuk janë në funksion, deri në sanimin e plotë të dëmit“, thuhet në njoftimin e Spitalit.

Ndryshe, edhe dje, për shkak të një defekti në lagjen A.J. Zhurçin, furnizimi me ujë të pijshëm u ndërpre në të gjithë qytetin në Tetovë.

Defekt në këtë lagje pati edhe muajin e kaluar në gypin kryesor F400, ku qytetarët mbetën pa ujë dy ditë.

Viteve të fundit, qyteti është përballur vazhdimisht me restrikcione të ujit, sidomos gjatë verës dhe dimrit, të cilat kanë shkaktuar revoltë te qytetarët.

Admin01

Recent Posts

Osmani zbulon një të dhënë tronditëse: Më shumë se 4 milionë euro në vit shpenzon Çairi për punësime fiktive të aktivistëve

Bujar Osmani, kandidat për kryetar të komunës së Çairit, sot kritikoi ashpër pushtetin aktual lokal…

7 minutes ago

Zgjedhjet 2025/ Deri më 13 shtator dorëzohen listat e kandidatëve

Verifikimi publik në të dhënat e Listës zgjehdore për Zgjedhjet lokale 2025 përfundon nesër në…

1 hour ago

Dronët rusë në Poloni, Macron: E papranueshme, s’do të bëjmë kompromis për sigurinë e aleatëve

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se shkelja e hapësirës ajrore polake nga dronët rusë gjatë…

1 hour ago

Qenan Aliu: Blerant Ramadani, një figurë me potencial politik

Analisti Qenan Aliu ka ndarë përvojën e tij të takimit me Blerant Ramadanin, një djalosh…

3 hours ago

Nxënësit e Tetovës përballen me mungesë librash, pavarësisht milionave të shpenzuara

Nxënësit në shkollat e Tetovës vazhdojnë të kenë mungesë të librave edhe në javën e…

3 hours ago

ASH: Qeveria e VMRO-VLEN e fut vendin me të dyja këmbët në “Botën Serbe”

Deklaratat e fundit të ministrit serb të mbrojtjes Bratislav Gashiq dhe anëtares së qeverisë së…

3 hours ago