Kandidati për president nga radhët e Frontit Europian, Bujar Osmani ka njoftuar se sot do të pezullojë aktivitetet e tij në kuadër të fushatës për zgjedhjet presidenciale.
Osmani njoftoi se kjo është bërë për arsye shëndetësore në familje.
“Të nderuar mbështetës, Për arsye shëndetësore në familje, do pezulloj aktivitetet e ditës së sotme në fushatë. Shpresoj të jem bashkë me Ju në tubimin qëndror sonte nëse gjithçka do jetë në rregull. Ju faleminderit për mirëkuptimin!”, ka shkruar Osmani.
Ndërkaq, burime brenda koalicionit të Frontit Europian pohojnë se Osmani anuloi aktivitetet në Strugë për shkak të zënkave që kanë ndodh gjatë ditës së sotme në mes aktivisteve të BDI-së dhe të Ziadin Selës.