“Europe elects” publikoi një anketë për zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Maqedoninë e Veriut, në të cilën rangohen kandidatët për president, përcjell INA.
Sipas kësaj ankete, kandidatja e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova prinë me 35.5 % të votave, ndërsa kreu aktual i shtetit Stevo Pendarovski radhitet i dyti me 29.3%.
I treti radhitet kandidati i opozitës shqiptare VLEN, Arben Taravari me 14.3%.
Më pas vijon kandidati i BDI-së, Bujar Osmani me 9.6 %.
Pas tyre vijojnë: Maksim Dimitrievski nga ZNAM me 5%, Biljana Vankovska nga Levica me 4% dhe Stevce Jakimovski nga GROM me 2%. Anketa është realizuar gjatë periudhës 4-7 mars 2024 me 1085 anketues në gjithë vendin bazuar sipas kritereve të duhura.