Smart News

Anketa e VLEN-it është manipulim me Photoshop – e vërteta është ndryshe!

Botuesi i portalit “Tetova Sot”, Rami Mislimi, ka reaguar ashpër pas publikimit të një ankete të re nga disa media të afërta me koalicionin VLEN, të cilën ai e cilëson si manipulim të pastër dhe të fabrikuar përmes Photoshop-it.

“Pasi doli anketa ku VLEN pësoi debakël, ata krijuan një ‘anketë’ me Photoshop. MOS BESONI!”, deklaron Mislimi në një reagim publik. Sipas tij, kjo është përpjekje e dëshpëruar për të maskuar rënien drastike të mbështetjes që, sipas tij, ky koalicion po përjeton në mesin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Ai thekson se shqiptarët nuk mund të manipulohen me të tilla mjete:

“Por e vërteta nuk fshihet me ‘Photoshop’. Shqiptarët sot janë kundër VLEN-it, pavarësisht sa anketa të fabrikuara publikojnë.”

Mislimi i referohet anketës së fundit të publikuar nga MKD.mk, ku, sipas tij, tregohet qartë se votuesit shqiptarë që më parë mbështetën VLEN-in, sot janë të zhgënjyer.

“Anketa e fundit e publikuar nga MKD flet qartë: shqiptarët që votuan për VLEN-in vitin e kaluar, sot nuk e mbështesin më. Sepse shqiptarët nuk janë vasalë dhe nuk shiten për poste.”

Ai lëshon edhe një thirrje publike për anëtarët dhe simpatizuesit e VLEN-it që, sipas tij, po manipulohen:

“Mos u mashtroni nga anketat e rreme të fabrikuara nga drejtuesit e VLEN-it! Ata janë shitur te VMRO vetëm për pak pushtet dhe poste.”

Mislimi nënvizon se vetëm anketat me metodologji të qartë dhe burime transparente duhen marrë seriozisht:

“Anketat e vërteta janë ato që publikohen me metodologji, me numra dhe burime të qarta – jo ato që shpiken në kompjuter.”

Në përmbyllje, ai e mbyll reagimin me një mesazh të drejtpërdrejtë politik:

“Sot shqiptarët janë bërë bashkë kundër të keqes. Dhe e keqja ka një emër: VLEN.”

Exit mobile version