Smart News

Anketa e IRI-t: Grubi ministri shqiptar më i miri, Besimi më i dobëti

Në anketën e fundit të IRI-t të realizuar në periudhën prill-maj të këtij viti, 19% e të anketuarve kanë deklaruar se nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diel, do të kishin votuar për partinë e Mickoskit.

Mbështetja për LSDM-në shënon ulje dhe tani është në 11%, BDI-ja do të merrte 8% të votave kurse Aleanca për Shqiptarët 5%. 15% e të anketuarve kanë deklaruar se nuk do të votonin kurse 18% janë të pavendosur.

Sa i përket punës së ministrave te shqiptarët, ne pëytjen   se cili ministër shqiptar e kryen punën si duhet, të anketuarit shqiptar në sondazhin e IRI janë përgjigjur me 22% për Artan Grubin, 6% për Bujar Osmanin,  5% për Fatmir Bytiqin e LSDM-së, 3 % për Kreshnik Bekteshin, 2 % për Krenar Llogën dhe nga 1% për Fatmir Besimin dhe Azir Aliun. 

Exit mobile version