Categories: Lajme

Anëtarësimi në BE, Marta Kos i përkujton Maqedonisë ndryshimin e Kushtetutës

Lëvdata për përshtatjen e plotë të Maqedonisë me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së BE-së, por edhe një rikujtim për detyrimet që vendi duhet t’i përmbushë për të zhbllokuar procesin e integrimit evropian. Këto, sipas komisares evropiane për Zgjerim, Marta Kos, kanë qenë ndër temat e takimit me shefin e diplomacisë Timço Mucunski në Bruksel.

“E rëndësishme është të realizojen detyrimet e mbetura dhe vendi të ecë përpara në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, shkroi Kos në rrjetin social “X”, duke theksuar se me Mucunskin kishte pasur një bisedë të hapur për hapat e ardhshëm të vendit drejt rrugës evropiane, të cilën siç thekson, ajo e mbështet fuqimisht.

Mucunski, nga ana tjetër, është shprehur i vendosur se Qeveria aktuale nuk do ta ndryshojë Kushtetutë . Në një intervistë për prestigjiozen “Politico”, ai thotë se Maqedonia nuk është e përgatitur për ndryshime kushtetuese, përveç nëse merr garanci të forta nga BE-ja se kjo do të jetë kërkesa e fundit.

Ai thekson se shteti është i fokusuar në të gjitha reformat tjera të nevojshme evropiane, jo vetëm si kërkesë e Unionit, por edhe si nevojë e shoqërisë. “Frika jonë është: nëse i bëjmë ndryshimet kushtetuese, çfarë do të ndodhë nëse Bullgaria pas gjashtë muajve del përsëri me kërkesa të lidhura me historinë, identitetin apo gjuhën? Nëse nesër vendet anëtare të BE-së na thonë se duhet të bëjmë më shumë në fushën e qeverisjes së mirë, sundimit të ligjit, këtë e kuptojmë. Dhe jo vetëm që e kuptojmë, por e ndjejmë si detyrim tonin”, thotë Mucunski për “Politico”.

Mesazhet e fundit nga Brukseli, që në Shkup i përcollën dyshja evropiane Marta Kos dhe Kaja Kalas, ishin se Maqedonia nuk ka plan “B”, si përgjigje ndaj iniciativës maqedonase për ndryshime kushtetuese me veprim të shtyrë. Marrëdhëniet mes Shkupit dhe Sofjes u përkeqësuan më tej pas votimit të raportit të Parlamentit Evropian, ku me amendamente u fshi formulimi “gjuha dhe identiteti maqedonas”.

Pas mesazheve nga Sofja se për fillimin e negociatave nuk ka kushte të tjera përveç përfshirjes së bullgarëve në Kushtetutë, kryeministri Mickoski i propozoi Bullgarisë të hartojnë një Rezolutë të përbashkët me të cilën do të konfirmohej autenticiteti i gjuhës dhe identitetit në Parlamentin Evropian – një propozim për të cilin edhe pas më shumë se një muaji nuk ka asnjë përgjigje nga pala bullgare.

Admin01

Recent Posts

Çair nxjerr në Shesh kontraditat dhe dobësinë e VLEN-it

Nga Liridon Ramadani Mbrëmë në Çair u bë hapja e shtabit zgjedhor, dhe për mua…

2 hours ago

AKI-Tetovë akuzon Kasamin për keqmenaxhim me rrugët 185 dhe 186

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) – Tetovë ka reaguar sot publikisht, duke akuzuar kryetarin në…

2 hours ago

Daku: Ndaj Serbisë do të kemi qasje tjetër

Futbollisti i Kombëtares, Mirlind Daku, menjëherë pas ndeshjes së Letonisë ka nisur të mendojë për…

2 hours ago

Osmani zbulon një të dhënë tronditëse: Më shumë se 4 milionë euro në vit shpenzon Çairi për punësime fiktive të aktivistëve

Bujar Osmani, kandidat për kryetar të komunës së Çairit, sot kritikoi ashpër pushtetin aktual lokal…

3 hours ago

Zgjedhjet 2025/ Deri më 13 shtator dorëzohen listat e kandidatëve

Verifikimi publik në të dhënat e Listës zgjehdore për Zgjedhjet lokale 2025 përfundon nesër në…

4 hours ago

Dronët rusë në Poloni, Macron: E papranueshme, s’do të bëjmë kompromis për sigurinë e aleatëve

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se shkelja e hapësirës ajrore polake nga dronët rusë gjatë…

4 hours ago