ANALIZË: Pothuajse 1.000 hotelierë vendosin “drynin në dyert” e lokaleve të tyre në vitin e krizës 2020! (Infografik)

e postuar më at 07:28
114 0

Rritet numri i kompanive që vendosur drynin në dyert e lokaleve të tyre si dhe numri i njerëzve që kanë humbur vendet e punës. Të dhënat nga Enti Statistikor tregojnë se në vetëm për një vit, pothuajse 1.000 kompani në sektorin e “veprimtarive të tjera shërbyese” vendosën të mbyllnin bizneset e tyre. Pikërisht kjo veprimtari, sipas të dhënave zyrtare, përfshin pothuajse 7% të numrit të përgjithshëm të ndërmarrjeve private në vend, shkruan analiza javore ekonomike e Portalb.mk.

Rritet numri i të papunëve për shkak të krizës ekonomike…

Gjithsej 250,308 njerëz janë regjistruar si të papunë – punëkërkues aktivë dhe pasivë. Në fund të muajit të dytë të këtij viti, të dhënat nga Agjencia e Punësimit tregojnë një trend të mëtejshëm të rritjes së numrit të të papunëve. Konkretisht, 159,608 janë regjistruar si punëkërkues aktivë dhe në krahasim me janarin ka një rritje prej gati 1000 të regjistruarve të rinj. Situata është e ngjashme edhe me punëkërkuesit pasivë, në shkurt janë regjistruar 90,700 me një rritje prej 407 të regjistruarve të rinj.

Një nga arsyet për rritjen e numrit të të papunëve është “mobilizimi” për t’u regjistruar për shkak të obligimit ligjor për të marrë përfitime shtetërore, por edhe kriza ekonomike ka ndikimin e saj. Kështu, në fund të shkurtit, numri i njerëzve të pushuar nga puna për shkak të krizës së Kovid-19 arriti në 18,266.

Për rimëkëmbjen ekonomike nevojitet “vaksinimi”

Edhe statistikat zyrtare i konfirmuan paralajmërimet e zeza të hotelierëve. Vetëm për një vit, 911 subjekte afariste, përkatësisht kompani nga “veprimtaritë e tjera shërbyese”, i mbyllën bizneset e tyre, ndërsa kriza ekonomike është faktori kryesor.

J X

nga kategoria