Analizë nga SmartNews: Dështon premtimi parazgjedhor për rritjen e ndihmës sociale

e postuar më at 19:50
385 0

Para zgjedhjeve LSDM kishte premtuar se një familje katërantërëshe në Maqedoni ku kemi dy të rritur dhe dy fëmijë, do të marrë 10.600 denarë, sot, 70 % e familjeve të tilla që janë në rrezik social, marrin rreth 4.000 denarë më pak ose 6.057 denarë, shkruan SmartNews.

Të dhënat e siguruara nga Enti Shtetëror për Statistika tregojnë se as gjatë këtij viti nuk ka pasur rritje të ndihmës sociale.

Njohësit e problematikës thonë se për shkak se para disa viteve ishte miratuar ligj i dëmshëm i cili parashihte që pas vitit të tretë të shfrytëzimit të ndihmës sociale shuma të zvogëlohej për 50 %, kjo ka bërë që shfrytëzuesit endihmës të futen në rrezik shtesë në vend se të tërhiqeshin nga rreziku.

“Dallimi mes asaj që marrin tani dhe asaj që do ta marrin është 7.571 denarë me shume”, thonë ekspertët.

Sipas të dhënave të publikuara në ueb-faqen e Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale edhe soẗ e kësaj dite figuron kjo table me lartësin e ndihmave sociale që u ofrohen familjeve me status të rrezikuar social. Smart News Tv

nga kategoria