Analisti i emisionit në Debat Plus në TV Dukagjini, Astrit Gashi tha se i pëlqen mënyra e diskutimit politik të Taravarit.
“Më pëlqen mënyra se si po e trajton problemin me opozitën dhe është diçka e re në hapësirat brenda shqiptare, jo vetëm në Maqedonii, por edhe në Shqipëri dhe Kosovë ku debati më shumë është konflik se sa debat politik”, tha Gashi.
Sipas Gashit, Taravari po ndërton tjetër diskurs politik, dhe nëse ai do të kishte të drejtë vote, do ta kishte votuar Taravarin.
“Nëse e shohim vetëm Taravarin ashtu siç po e shohim tash, për mu do të ishte e mjaftueshme se zotëri Taravari të jetë lider i ri që do të inte pas Ali Ahmetit”, tha mes tjerash.