AMV me masë disiplinore për kolonelin nga rradhët e VMRO-së, Dragan Kovaçki

e postuar më at 11:09
155 0

Vazhdojnë mospajtimet mes kolonelit të Armatës së Maqedonisë së Veriut nga rradhët e KE të VMRO-DPMNE-së dhe ministres së mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska.

Kovaçki ka pranuar masë disiplinore për kërcënim ndaj komandantit të Shtabit të përgjithshëm, gjë për të cilën ai thotë se është informuar nga mediat. “Do të shihemi në gjykatë, gjeni ekip të mirë avokatësh”, porositi koloneli Dragan Kovaçki, anëtar i Komitetit ekzekutiv të partisë VMRO-DPMNE ministren e mbrojtjes Radmilla Sheqerinska pas lajmit të publikuar në AIM se ai ka pranuar masë disiplinore, gjegjësisht se është dënuar me heqje prej 30% të pagës në kohëzgjatje prej 6 muaj.

“Të shkruani “i gjatë është krahu i VMRO-DPMNE-së” është e turpshme madje edhe për një nivel më të ulët të ushtrisë, e jo më për kolonel ose gjeneral. Ajo që është më interesante është se koloneli Kovaçki, vërtet ka problem të kuptojë se ose mbani uniformën e partisë  me emrin e të cilës dërgon kërcënime ose uniformën e ushtrisë”, përgjigjet Sheqerinska.

nga kategoria