Ambasadorja gjermane flet për “pesë milionë vaksinat” e Artan Grubit

e postuar më at 18:46
137 0

Zëvendës kryeministri, Artan Grubi, habiti opinionin kur para dy netëve deklaroi se ditë për ditë po i ofrohen vaksina kundër Koronavirusit.

Nga kjo deklaratë e Grubit si duket janë të habitur edhe në ambasadën gjermane në Shkup.

E pyetur për koment nga gazeta Lajm lidhur me “pesë milion vaksinat e Grubit”, ambasadorja gjermane Anke Holstein u përgjigj shkurt: “Ambasada nuk posedon një informacion të tillë…”.

Në emisionin “Klik Plus” në Tv21, Grubi tha se “sot” më kanë ofruar 5 milionë vaksina nga Gjermania, duke habitur edhe udhëheqësin e emisionit, i cili nga Grubi kërkoi, seriozitet më të madh.
“Këto janë muhabete, unë nuk po ju ves për muhabet po ju ves si funksionon shteti”, ndërhyni udhëheqësi Fatmir Aliu.

Ekspertët vlerësojnë se po të kemi gjyqësor të pavarur në Maqedoninë e Veriut, me deklaratën e Grubit duhet të merret edhe prokuroria.

“Duhet të thirret Artan Grubi të tregojë se kush i ka ofruar dhe si i ka ofruar. Nëse oferta ka qenë serioze, kjo duket të jetë kontrabandë me vaksina”, kanë komentuar disa ekspertë jurdikë.

nga kategoria

Dani, gjyshi i ëndrrave

Posted by - 16/04/2021 0
Ramadan Krasniqi është një nga artistët më të njohur dhe të respektuar të muzikës shqiptare, shkruan “Kosovarja”. Dani prej vitesh…