Ambasadorja e SHBA-së: Korrupsioni në Maqedoni ka rrënjë të thella, progresi dhimbshëm i ngadalshëm

e postuar më at 19:02
93 0

Mendoj se sfida më e madhe është se si të gjendet zgjidhje për korrupsionin dhe funksionimin e shtetit ligjor, ka deklaruar ambasadorja amerikane në Shkup, Kate Marie Byrnes, në një intervistë për MAAA.

Në këtë intervistë ajo thekson se rrënjët e korrupsionit në Maqedoninë e Veriut janë të kamotshme dhe mjaft të thella, kurse luftën kundër korrupsionit e vlerëson të ngadalshme, transmeton gazeta Lajm.

“Siç e dini, ne kemi investuar shumë në këto përpjekje, siç ka investuar qeveria, si dhe shumë partnerë ndërkombëtarë. Ende, progresi është i ngadalshëm, ndonjëherë dhimbshëm i ngadalshëm. Korrupsioni ka histori të gjatë dhe rrënjë të thella këtu në vend dhe është një sfidë që Maqedonia e Veriut duhet ta përballojë dhe të zgjidhë, por ne kemi pranuar të jemi partnerë në ato përpjekje.

Qëllimet tona kanë qenë të punojmë në forcimin e institucioneve që janë formuar për luftimin e korrupsionit dhe të angazhojmë sektorin privat, sektorin civili dhe qytetarët në funksion të arritjes së impaktit dhe arritjes së rezultateve reale”, thekson mes tjerash ambasadorja Byrnes.

J X

nga kategoria