Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Mejdani përmes një shkrimi në rrjetet sociale, ka njoftuar për vizitën që ka zhvilluar në varrezat e dëshmorëve në fshatin Sllupçan.
Ambasadori Mejdani sqaron se gjatë vizitës ka qenë i shoqëruar nga zv.kryeministri për Qeverisje të Mirë dhe Transparencë, Arben Fetai.
“Së bashku me zv/KM Arben Fetai, vizituam varrezat e dëshmorëve të kombit në Sllupçan, duke nderuar ata që dhanë gjithçka për lirinë në vitin 2001. Ish-ushtarët e UÇK-së dhe familjarët e dëshmorëve ndanë me ne histori prekëse që na kujtojnë se kombi shqiptar është i ndërtuar mbi sakrifica të pavdekshme. 🇦🇱”, shkruan Ambasadori Mejdani.
Me këtë rast, Ambasadori Mejdani jep edhe një porosi:
“Në fjalët e George Santayana, “Ata që harrojnë të kaluarën janë të dënuar ta përsërisin.””
Këto sakrifica janë një rikujtim i fuqishëm që liria dhe të drejtat tona ndër vite dhe epoka nuk janë dhuruar, por të fituara me gjak e guxim, thotë më tej amasadori Mejdani në shkrimin e tij.
“🕊️ Ky kujtim na mban të bashkuar dhe na frymëzon të ndërtojmë një të ardhme europiane që nderon këtë trashëgimi të shenjtë. #LavdiDëshmorëve#Lufta2001 #KujtimIPërjetshëm#Sakrifica #KrenariShqiptare”, shkruan ndër të tjera Mejdani mbi vizitën që ka zhvilluar në Sllupçan.