Categories: Lajme

Ambasadori i Shqipërisë në Shkup në Ditën e Shenjtërimit të Shën Terezës: “Përulemi përpara fuqisë së dashurisë”

Sot, më 5 shtator, shënohet Dita e Shenjtërimit të Shën Terezës, misionares shqiptare Agnes Gonxhe Bojaxhiu, e lindur në Shkup në vitin 1910. Fituesja e Çmimit Nobel për Paqen, e cila iu kushtua gjithë jetën ndihmës ndaj të varfërve, u shpall shenjtore më 2016 nga Papa Françesku, pas njohjes së dy mrekullive të saj.

Në këtë ditë të shënuar, Ambasadori i Shqipërisë në Shkup ka përcjellë një mesazh përmes rrjeteve sociale:

“Shën Tereza e ndërtoi përjetësinë e saj në heshtjen e një jete të dhënë plotësisht për të tjerët. Në ditën e shenjtërimit të saj, përulemi përpara fuqisë së dashurisë që e bëri atë zë të përhershëm të mëshirës.”

Shën Tereza u lumturua më 2003 nga Papa Gjon Pali II, ndërsa më 2016 u shpall shenjtore në një ceremoni madhështore në Vatikan. Në Shqipëri, përmes ligjit “Për festat zyrtare”, më 5 shtator festohet si dita e shenjtërimit të saj, duke zëvendësuar ditën e lumturimit që shënohej më parë më 19 shtator.

Misionarja shqiptare themeloi në Kalkutë urdhrin e Misionarëve të Bamirësisë, duke u bërë simbol global i përulësisë, humanizmit dhe shpresës për më të varfërit e botës.

Admin01

Recent Posts

Daku: Ndaj Serbisë do të kemi qasje tjetër

Futbollisti i Kombëtares, Mirlind Daku, menjëherë pas ndeshjes së Letonisë ka nisur të mendojë për…

28 minutes ago

Osmani zbulon një të dhënë tronditëse: Më shumë se 4 milionë euro në vit shpenzon Çairi për punësime fiktive të aktivistëve

Bujar Osmani, kandidat për kryetar të komunës së Çairit, sot kritikoi ashpër pushtetin aktual lokal…

49 minutes ago

Zgjedhjet 2025/ Deri më 13 shtator dorëzohen listat e kandidatëve

Verifikimi publik në të dhënat e Listës zgjehdore për Zgjedhjet lokale 2025 përfundon nesër në…

2 hours ago

Dronët rusë në Poloni, Macron: E papranueshme, s’do të bëjmë kompromis për sigurinë e aleatëve

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se shkelja e hapësirës ajrore polake nga dronët rusë gjatë…

2 hours ago

Qenan Aliu: Blerant Ramadani, një figurë me potencial politik

Analisti Qenan Aliu ka ndarë përvojën e tij të takimit me Blerant Ramadanin, një djalosh…

3 hours ago

Nxënësit e Tetovës përballen me mungesë librash, pavarësisht milionave të shpenzuara

Nxënësit në shkollat e Tetovës vazhdojnë të kenë mungesë të librave edhe në javën e…

4 hours ago