Ambasada e Bullgarisë në Shkup me notë proteste për MPJ-në

e postuar më at 11:25
90 0

Ambasada e Bullgarisë në Shkup ka dërguar një notë proteste deri tek Ministria e Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut, transmeton Alsat. Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme në Bullgari, ky reagim vjen pasi autoritetet doganore të Maqedonisë në pikën kufitare “Deve Bair” nuk kanë lejuar që në vend të futen 920 libra për kulturën bullgare. Sipas tyre librat duhej të pranoheshin nga Qendra e Informacionit bullgar në vendin tonë.

J X

nga kategoria