Ambasada e SHBA-ve në Shkup ka dhënë detaje për qëllimin e vizitësë së kryetarit të Komunës së Gostivarit, Arben Taravarit në Amerikë.
Kryetarët e komunës së Gostivarit, Aerodromit, Berovës, Manastirit, Qytetit të Shkupit, Kisella Vodës dhe Krushevës, sipas ambasadës, të shoqëruar nga një përfaqësues nga Aktiviteti Forcues i Mobilizimit të Burimeve aktualisht janë në Shtetet e Bashkuara duke ndjekur Programin për Lidership të Vizitorëve Ndërkombëtarë.
“Kryetarët e komunave do të mësojnë praktikat më të mira për menaxhim efektiv financiar dhe të burimeve dhe do të pajisen me strategji për të rritur prosperitetin dhe mirëqenien e Maqedonisë së Veriut. Duke ndarë përvojat, mësimet dhe njohjet me kolegët nga SHBA, së bashku do të vazhdojmë të ndërtojmë komuna më rezistente që u shërbejnë qytetarëve”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-ve në Shkup.
Ndryshe, kryetari i Gostivarit, Arben Taravari është kryetar i vetëm i një komune shqiptare mesin e shtatë kryetarëve të komunave në fjalë nga RMV që qendrojnë për vizitë në SHBA.