Ambasada amerikane: Miqësia dhe përkushtimi ynë për Kosovën dhe kosovarët nuk është lëkundur kurrë

e postuar më at 16:41
66 0

Zyrat e përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, më 8 prill të vitit 2008 ishin kthyer në Ambasadë.

Përmes një njoftimi në Facebook të Ambasadës së SHBA-së në Kosovë thuhet se vendndodhja e përfaqësuesve mund të ketë ndryshuar, por se miqësia dhe përkushtimi për Kosovën nuk është lëkundur kurrë.

“13 vjet më parë, më 8 Prill 2008, pasi Kosova fitoi pavarësinë e saj, zyrat tona u bënë Ambasadë. Teksa emri, vendndodhjet dhe ndërtesat tona mund të kenë ndryshuar, miqësia dhe përkushtimi ynë për Kosovën dhe kosovarët nuk është lëkundur kurrë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës amerikane.

nga kategoria