Categories: LajmePolitika

“Alo Doktor” – Qytetarët paguajnë miliona për telefonat zyrtarë në shëndetësinë publike

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut vazhdojnë të paguajnë miliona euro për linjat dhe pajisjet e telefonisë mobile në institucionet publike shëndetësore, nga spitalet deri te qendrat shëndetësore dhe klinikat, përfshirë edhe shërbimet e Përbashkëta që operojnë brenda Qendrës Klinike “Maqedonia e Veriut – Nënë Tereza”, shkruan Sloboden Peçat, përcjell PressOnline.al.

Analiza e kontratave të fundit tregon shifra që ngjallin habi dhe dyshim: për disa institucione, shpenzimet për telefoninë mobile dhe abonimet arrijnë miliona denarë për periudha dyvjeçare, ndërkohë që shumë prej këtyre linjave përdoren kryesisht nga drejtuesit ose një staf i vogël, ndërsa pjesa tjetër e personelit ka linja më të lira.

Për shembull, Instituti për Transfuziologji ka harxhuar deri në 3.186.000 denarë për dy vjet për telefon, internet dhe televizion për dhuruesit e gjakut, ndërsa Klinika për Urologji, në një qasje më praktike, përdori paratë e destinuara për telefona për të blerë klimatizues dhe dy lavatriçe për pacientët. Megjithatë, këto janë përjashtime të rralla. Shumica e institucioneve vazhdojnë me lidhjen e kontratave afatgjata dhe të shtrenjta, shpesh herë me linja të kushtueshme të papërdorura plotësisht.

Qendra Klinike, për shembull, vazhdon të lidhë kontrata për 106 linja me vlerë deri në 36 mijë euro për dy vjet, ndërkohë që për disa spitale rajonale shuma shkon deri në 1 milion denarë. Shuma të tilla, kur sistemi shëndetësor përballet me mungesë të stafit, pajisjeve dhe financimeve për trajtim real të pacientëve, duken të papërgjegjshme.

Ministria e Shëndetësisë dhe vetë ministri Azir Aliu, i cili drejton sektorin, nuk ka treguar asnjë plan konkret për kontrollin e këtyre shpenzimeve, optimizimin e linjave dhe përdorimin efikas të parave publike. Në vend që të investohen në pajisje dhe shërbime që ndikojnë direkt në kujdesin shëndetësor të qytetarëve, miliona euro vazhdojnë të harxhohen për abonime dhe pajisje telefonike, shpesh herë me klauzola që e ndalojnë përdorimin jashtë institucionit, duke kufizuar çdo mundësi përdorimi më të mençur.

Qytetarët tani jo vetëm që paguajnë barrën e shëndetësisë, por përballen edhe me keqmenaxhimin e fondeve publike. Pa përgjegjësi dhe transparencë reale nga ministri Aliu dhe ekipi i tij, shëndetësia maqedonase rrezikon të bëhet shembull i keq i menaxhimit të parave publike, ku prioritetet e qytetarëve vendosen pas shpenzimeve të panevojshme.

Admin01

Recent Posts

Aleanca për Shqiptarët: Decentralizimi dhe Siguria Publike, shtylla të një shteti funksional

Aleanca për Shqiptarët rikujton se pika e tetë e Platformës Kombëtare e saj përqendrohet te…

4 hours ago

“Sipas dinamikës së Bilall Kasamit, stadiumi i Tetovës do të ndërtohet në vitin 2050” JA KONTRATA dhe DINAMIKA

Para disa ditësh, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami deklaroi se në muajin tetor,…

5 hours ago

Çair nxjerr në Shesh kontraditat dhe dobësinë e VLEN-it

Nga Liridon Ramadani Mbrëmë në Çair u bë hapja e shtabit zgjedhor, dhe për mua…

9 hours ago

AKI-Tetovë akuzon Kasamin për keqmenaxhim me rrugët 185 dhe 186

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) – Tetovë ka reaguar sot publikisht, duke akuzuar kryetarin në…

9 hours ago

Daku: Ndaj Serbisë do të kemi qasje tjetër

Futbollisti i Kombëtares, Mirlind Daku, menjëherë pas ndeshjes së Letonisë ka nisur të mendojë për…

10 hours ago

Osmani zbulon një të dhënë tronditëse: Më shumë se 4 milionë euro në vit shpenzon Çairi për punësime fiktive të aktivistëve

Bujar Osmani, kandidat për kryetar të komunës së Çairit, sot kritikoi ashpër pushtetin aktual lokal…

10 hours ago