Smart News

Aliu: Synojmë që deri në fund të vitit t’i digjitalizojmë 150 shërbime

Ministri i shoqërisë informative dhe administratës, Azir Aliu në emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha se procesi i digjitalizimit është i rëndësishëm ngase të jep mundësi të kryesh shërbim në kohën reale.

“Që të shkoni të merni një dokument është hapi i parë që të aplikoni, hapi i dytë është administrata duhet ta analizohen dhe t’ua jep dokumentin që e nevojiteni. Gjithë ky proces digjitalizohet dhe i njëjti tani më nuk bëhet nga njeriu por baht nga sistemi digjital, bëhet nga baza. Ju aplikoni nga shtëpia duke pirë kafe në kompjuter dhe pastaj në e-mail ju vjen dokumenti për të cilin keni aplikuar”, tha Aziri.

Ai tha se ministria e tyre posedon pesë pika për qytetarët të cilët nuk mund nga shtëpia të kryejnë këtë proces të mund që aty të marrin dokumentin e nevojshëm.

Aziri tha se ata po punojnë intensivisht që deri në fund të vitit t’i digjitalizojmë 150 shërbime.

“Një prej tyre është edhe ajo e shtetësisë, dhe është një prej dokumenteve të cilën qytetari e ka të nevojshme që ta merr apo ta posedojë një herë në vit”, tha Aziri.  /SHENJA/

Exit mobile version