Smart News

“Ali Ahmetit nuk i falet mbështetja për Ballkanin e Hapur”, Nesho: BDI duhet të shkojë në opozitë

Agim Nesho, diplomat, ish-ambasador, i ftuar në Debat nga Alba Alishani në A2 CNN, u shpreh se BDI e Ali Ahmetit në Maqedoninë e Veriut do të kalojë në opozitë pas zgjedhjeve të 8 majit.

Sipas diplomatit, Ali Ahmeti ka gabuar kur mbështeti Ballkanin e Hapur, pasi ai ishte në dëm të Kosovës.

“Cdo gjë ka kohën e saj, ka ciklin e saj, është një parti që edhe qëndrimi në opozitë do t’i bëjë mirë. Aq më tepër që Ali Ahmeti ka bërë një gabim fatal, përkrahja pa kushte e Ballkanit të Hapur, pasi dihej se interesat e Kosovës ishin të dëmtuara. Kjo gjë nuk i falej jo vetëm Ali Ahmetit, por edhe asnjë partie shqiptare. Kjo është ajo që pati një aktivizëm nga ana e Kosovës pasi ishte diçka e pafalshme”, tha Nesho.

Më 8 maj në Maqedoninë e Veriut do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale ku sipas të dhënave dhe bisedimeve të fundit, opozita maqedonase do të krijojë koalicion me opozitën shqiptare dhe kjo do të sillte rrëzimin e BDI-së nga pushteti.

Ali Ahmetit nuk i falet mbështetja për Ballkanin e Hapur, Nesho: BDI duhet të shkojë në opozitë

Exit mobile version