Në një atmosferë miqësore dhe vllazërore në Tetovë u mirëpritën një grup qytetarësh, aktivistë e aktiviste nga parti të tjera politike, thuhet në njoftimin e ASH-së dega Tetovë përcjell SmartNews
Zonjat dhe zotërinjtë e sapoardhur në ASH u mirëpriten nga kryetari i degës Tetovës, Dr. Pëllumb Vela i cili pas marrjes së mandatit Kryetar dege, ka instaluar një frymë të re dhe ka ngjallë shpresë tek të gjithë qytetarët e Tetovës e gjithëandej.
Ardhje të tilla pritet të ketë edhe në periudhën e ardhëshme sepse dyert e ASH – Tetovë tani më janë hapur për gjithë ata që mendojnë se mund të japin kontributin e tyre në të mirën e përgjithshme, gjithashtu Dr. Vela falenderoj përzemersisht znj. Naime Islami -Zeqiri për kontributin e dhënë në realizimin e kësaj ngjarje, theksojnë nga ASH-Tetovë./SmartNews.mk/