Categories: LajmePolitika

Aleanca për Shqiptarët: Shpifjet e VMRO-DPMNE-së nuk pijnë më ujë

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ndaj deklaratave të VMRO-DPMNE-së dhe liderit të saj Hristijan Mickoski, duke i cilësuar si “shpifje të radhës” dhe përpjekje të dëshpëruara për të devijuar vëmendjen e opinionit nga dështimet e qeverisë aktuale.

“Kur VMRO-DPMNE dhe Hristijan Mickoski hedhin vrer, bëhet e qartë një e vërtetë e pamohueshme: janë kampionë të shpifjes dhe asgjë nga ajo që thonë nuk qëndron. Shpifjet e radhës që na servir “Pallati i Bardhë” janë vetëm përpjekje të dëshpëruara për të devijuar vëmendjen e opinionit nga dështimet e njëpasnjëshme.

VMRO-DPMNE ka qenë në bashkëqeverisje lokale me Aleancën për Shqiptarët dhe deri dje edhe në nivel qendror. Është e çuditshme pse deri më tani nuk kanë pasur asnjë vërejtje ndaj ASH-së dhe kryetarit Arben Taravari, ndërsa sot, pasi ua kemi prishur planet ogurzeza ndaj shqiptarëve të Maqedonisë Veriut, tentojnë mjerisht të thurin gënjeshtra e përralla.

I kujtojmë VMRO-së korrupsionin masiv që kishin në kohën e Gruevskit dhe akoma i mban rreth vetes me krenari funksionarë të korruptuar dhe me vepra penale. Bashkë me eksperimentin e tij VLEN akuzojnë për një parking që s’u bë kurrë dhe nuk nxorën asnjë fakt keqpërdorimi, ndërsa sot e kësaj dite gërmadhat e tyre të korrupsionit qëndrojnë në Vardar, në qendër të Shkupit, dhe nuk i lan dot as uji i lumit e as ai liqenit e as i ndonjë oqeani.

Arben Taravari dhe Aleanca për Shqiptarët nuk janë të kapur nga askush dhe nuk janë rezervë e askujt. Vendimet tona janë autonome dhe të pandikuara nga faktorë të jashtëm. Për këtë arsye vendosëm të largohemi pa asnje pishman a hezitim nga kjo qeveri antishqiptare e antieuropiane, duke treguar se ASH nuk shantazhohet, nuk blihet dhe nuk shitet.

Shpifjet e ulëta të VMRO-DPMNE-së ndaj ASH-së dhe liderit të saj, Arben Taravari, nuk janë gjë tjetër veçse mashtrim i vetvetes dhe i opinionit publik.

Sa i përket deklaratave të mohuara publikisht, vetë Mickoski ka thënë: “Nuk bëhet asnjëherë anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.” Nëse ka menduar se këto fjalë të dhëna në rreth të mbyllur do të shërbenin si ushqim nacionalist për anëtarësinë, ka gabuar rëndë.

Qëndrimet antishqiptare dhe antievropiane të Mickoskit nuk janë më sekret publik. Ai shpesh tradhton vetëdijen duke përsëritur publikisht atë që thotë në zyrat partiake. Deklarata e tij e fundit se “Ndryshimet Kushtetuese nuk do të ndodhin as para e as pas zgjedhjeve lokale” është dëshmi e qartë e sabotimit të rrugës evropiane, ashtu si veprimet e tij të përditshme për të cenuar të drejtat e shqiptarëve dhe për të zhbërë Marrëveshjen e Ohrit.

Mickoski bën mirë të ndërpresë lidhjet me Moskën, Budapestin dhe Beogradin dhe të ndalojë së qeni promotor i “Botës Serbe”. Shqiptarët nuk do të lejojnë kurrë që Maqedonia e Veriut të shndërrohet në armike të Bashkimit Evropian, NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, përfundojnë nga Aleanca për Shqiptarët.

Admin01

Recent Posts

Çair nxjerr në Shesh kontraditat dhe dobësinë e VLEN-it

Nga Liridon Ramadani Mbrëmë në Çair u bë hapja e shtabit zgjedhor, dhe për mua…

1 hour ago

AKI-Tetovë akuzon Kasamin për keqmenaxhim me rrugët 185 dhe 186

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) – Tetovë ka reaguar sot publikisht, duke akuzuar kryetarin në…

2 hours ago

Daku: Ndaj Serbisë do të kemi qasje tjetër

Futbollisti i Kombëtares, Mirlind Daku, menjëherë pas ndeshjes së Letonisë ka nisur të mendojë për…

2 hours ago

Osmani zbulon një të dhënë tronditëse: Më shumë se 4 milionë euro në vit shpenzon Çairi për punësime fiktive të aktivistëve

Bujar Osmani, kandidat për kryetar të komunës së Çairit, sot kritikoi ashpër pushtetin aktual lokal…

3 hours ago

Zgjedhjet 2025/ Deri më 13 shtator dorëzohen listat e kandidatëve

Verifikimi publik në të dhënat e Listës zgjehdore për Zgjedhjet lokale 2025 përfundon nesër në…

4 hours ago

Dronët rusë në Poloni, Macron: E papranueshme, s’do të bëjmë kompromis për sigurinë e aleatëve

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se shkelja e hapësirës ajrore polake nga dronët rusë gjatë…

4 hours ago