Aleanca për Shqiptarët: Rasti i Spitalit të Tetovës rrëzon propagandën e VLEN-it

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ashpër ndaj qeverisjes së koalicionit VLEN, duke akuzuar këtë të fundit për paaftësi dhe propagandë në lidhje me punësimet në Spitalin Klinik të Tetovës dhe sektorin shëndetësor në përgjithësi.

“Propaganda nuk zgjat shumë. E vërteta gjithmonë del në shesh,” – theksohet në reagimin e Aleancës për Shqiptarët, duke shtuar se për muaj me radhë qytetarëve u është servirur një gënjeshtër e përsëritur, se kinse Arben Taravari dhe Blerant Ramadani kanë qenë pengesë për punësimet në shëndetësi.

Sipas kësaj partie, VLEN ka ndërtuar një narrativë politike për të hedhur fajin diku tjetër dhe për të fshehur mungesën e rezultateve të veta.

“Kjo narrativë u përdor me qëllim nga koalicioni VLEN për të mbuluar paaftësinë e tyre për të sjellë zgjidhje konkrete.”

VLEN në qeveri, por punësimet mungojnë

Në reagim vihet theksi se, pavarësisht se VLEN tani është pjesë e ekzekutivit dhe ka në dorë postin e ministrit të Shëndetësisë, asgjë nuk ka ndryshuar për qytetarët:

“Edhe pse kanë të gjitha mekanizmat në duar, punësimet vazhdojnë të zvarriten, premtimet mbeten në letër dhe qytetarët janë përsëri viktima të lojërave politike.”

Sipas Aleancës, rasti i Spitalit të Tetovës është prova më e qartë se problemet nuk ishin tek Taravari apo Ramadani, por tek mungesa e vullnetit politik dhe paaftësia për të qeverisur.

Koha për përgjegjësi

“Prandaj sot pyesim eksponentët e VLEN-it: ishte kjo një propagandë e paramenduar, apo thjesht një dështim i radhës në qeverisjen tuaj?” – thuhet në deklaratë.

Në fund, Aleanca për Shqiptarët thekson se nuk do të lejojë që qytetarët të mashtrohen pafundësisht:

“Koha e akuzave të rreme ka kaluar. Tani është koha për përgjegjësi dhe llogaridhënie. Dhe tetori është afër, shumë afër.”

Reagimi vjen në një periudhë me tensione të larta politike dhe pritshmëri për zgjedhje të reja lokale apo të pjesshme, ku çështje si punësimet dhe shëndetësia mbeten temat më të ndjeshme në opinion.

Admin01

Recent Posts

Xhabir Deralla: Të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut po përkeqësohen

Në një intervistë ekskluzive për Radio Kosovën, analisti politik, Xhabir Deralla, ofron një vështrim kritik…

40 minutes ago

Vetëvendosje kopjon llogon dhe moton e AKI “Bashkë”

Lëvizja Vetëvendosje ka kopjuar slloganin dhe llogon e Aleancës Kombëtarw për Integrim për fushatën e…

3 hours ago

Qytetarët: “Nga Kondova fillon epoka e ndryshimit për Sarajin me Blerandin” (Video)

Gara për Sarajin dhe ëndrra e tyre që komuna të shndërrohet në një qendër turisitke…

4 hours ago

RMV, shtrenjtohen çmimet e derivateve të naftës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) solli vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të…

4 hours ago

Izet Mexhiti mes dy karrigeve: frikë nga dorëheqja apo kalkulim politik?

Izet Mexhiti vazhdon të mbajë dy poste në Qeverinë VMRO–VLEN, si zëvendëskryeministër dhe ministër i…

4 hours ago

Donatorë të Lëvizjes Besa dhe të afërm të Kasamit kanë marrë para nga Komuna e Tetovës

Donatorë të partisë Lëvizja Besa dhe të afërmit e kryetarit të kësaj partie, Bilall Kasamit…

6 hours ago