Categories: LajmePolitika

Aleanca për Shqiptarët prezanton pikën e tetë nga Platforma Kombëtare – Decentralizimi i Administratës Publike dhe Siguria Publike

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari ka shpalosur pikën e tetë të Platformës Kombëtare – Decentralizimi i Administratës Publike dhe Siguria Publike.

Nga ASH-Taravari sqarojnë se administrata publike do të riorganizohet mbi parimet e meritokracisë, duke eliminuar klientelizmin dhe çdo formë të punësimti partiak, ndërsa tek siguria publike Taravari premton se do të ketë punësim të barabartë të shqiptarëve në polici dhe tek zjarrfikësit.

Njoftimi i plotë mbi pikën numër 8:

Aleanca për Shqiptarët beson se zhvillimi i qëndrueshëm i vendit nis nga fuqizimi i komunave tona. Në këtë drejtim, ne angazhohemi për transferim të plotë të kompetencave dhe buxheteve te komunat shqiptare, duke u dhënë atyre mundësinë për vendimmarrje autonome dhe zbatim efektiv të projekteve lokale që përmbushin nevojat reale të qytetarëve. Përmes forcimit të institucioneve lokale dhe transparencës maksimale, do të sigurojmë një qeverisje lokale të drejtë dhe të përgjegjshme, ku qytetarët janë pjesëmarrës aktivë në çdo vendim përmes platformave digjitale dhe komunikimit të hapur.

Administrata komunale do të riorganizohet mbi parimet e meritokracisë, profesionalizmit dhe etikës, duke eliminuar klientelizmin dhe çdo formë të punësimeve politike. Shërbimet komunale do të digjitalizohen, duke u bërë më të shpejta, më efikase dhe më të qasshme për çdo qytetar. Çdo qytetar do të ketë mundësi të dijë se si shpenzohet çdo denar i buxhetit të komunës së tij.

Në fushën e sigurisë publike, do të garantojmë përfaqësim të barabartë të shqiptarëve në polici dhe zjarrfikës, investime të vazhdueshme në ndriçim publik, kamera sigurie dhe rrugë të sigurta, si dhe bashkëpunim aktiv me strukturat e lagjeve për parandalimin e kriminalitetit dhe përdorimit të substancave të dëmshme. Koncepti ynë “Lagje e Sigurt” vendos përgjegjësi të drejtpërdrejtë në çdo njësi lokale për sigurinë e komunitetit, duke e bërë qytetin tonë një vend më të sigurt për të gjithë.

Me këtë, përmbyllim prezantimin e kësaj Platforme Kombëtare dhe ftojmë të gjitha partitë politike dhe qytetarët shqiptarë të bashkohen në përkrahje të saj, për të ndërtuar një të ardhme të fortë, të drejtë dhe të qëndrueshme për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

Admin01

Recent Posts

Aleanca për Shqiptarët: Decentralizimi dhe Siguria Publike, shtylla të një shteti funksional

Aleanca për Shqiptarët rikujton se pika e tetë e Platformës Kombëtare e saj përqendrohet te…

2 hours ago

“Sipas dinamikës së Bilall Kasamit, stadiumi i Tetovës do të ndërtohet në vitin 2050” JA KONTRATA dhe DINAMIKA

Para disa ditësh, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami deklaroi se në muajin tetor,…

2 hours ago

Çair nxjerr në Shesh kontraditat dhe dobësinë e VLEN-it

Nga Liridon Ramadani Mbrëmë në Çair u bë hapja e shtabit zgjedhor, dhe për mua…

6 hours ago

AKI-Tetovë akuzon Kasamin për keqmenaxhim me rrugët 185 dhe 186

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) – Tetovë ka reaguar sot publikisht, duke akuzuar kryetarin në…

6 hours ago

Daku: Ndaj Serbisë do të kemi qasje tjetër

Futbollisti i Kombëtares, Mirlind Daku, menjëherë pas ndeshjes së Letonisë ka nisur të mendojë për…

7 hours ago

Osmani zbulon një të dhënë tronditëse: Më shumë se 4 milionë euro në vit shpenzon Çairi për punësime fiktive të aktivistëve

Bujar Osmani, kandidat për kryetar të komunës së Çairit, sot kritikoi ashpër pushtetin aktual lokal…

7 hours ago