Categories: LajmePolitika

Aleanca për Shqiptarët: Librat vetëm në maqedonisht, goditja më e rëndë ndaj nxënësve shqiptarë

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ashpër ndaj qeverisë VMRO-VLEN, duke e akuzuar për degradim dhe diskriminim sistematik ndaj shqiptarëve.

“Skandalet dhe degradimi ndaj shqiptarëve nga qeveria monoetnike VMRO-VLEN nuk kanë të ndalur dhe tashmë kanë prekur çdo pore të organizimit shoqëror,” thuhet në kumtesën e Aleancës.

Sipas tyre, rasti i fundit është regjistruar në shkollën fillore të Shemshovës, ku nxënësve të klasave të para u janë shpërndarë libra vetëm në gjuhën maqedonase. “Kjo është goditja më e rëndë që u bëhet nxënësve shqiptarë, të cilët ende pa mësuar alfabetin e shqipes, detyrohen të përballen me libra vetëm në gjuhë tjetër,” thekson partia.

Aleanca akuzon zëvendësministrin e Arsimit nga radhët e VLEN-it, Lulzim Aliu, për pasivitet. “Ai shfaqet si figurë dekorative, pa fuqi për të ndërhyrë në proceset vendimmarrëse. Interesohet vetëm për rehatinë e zyrës dhe përfitimet personale, ndërsa vendimet i merr ministrja e VMRO-DPMNE-së,” theksohet në reagim.

Duke alarmuar për këtë gjendje, Aleanca për Shqiptarët i bën thirrje VLEN-it të largohet nga qeveria. “Në të kundërt, përgjegjësia për diskriminimin ndaj shqiptarëve do t’u faturohet atyre,” paralajmëron partia.

Aleanca gjithashtu thekson se më 19 tetor shqiptarët do të japin përgjigjen e parë popullore. “Atë ditë, shqiptarët do të flasin qartë dhe plebishitarisht me mbështetje për Aleancën Kombëtare për Integrim,” thuhet në kumtesë.

“Turpi dhe faqja e zezë do të mbeten mbi VLEN-in, që çdo ditë mbyll sytë para veprimeve të VMRO-DPMNE-së vetëm për të ruajtur një copë pushtet dhe për të shpëtuar nga përgjegjësia penale që i pret. Përgjegjësi do të ketë, dhe secili do të mbajë barrën e fajit për padrejtësitë që po u bëhen shqiptarëve,” përfundon reagimi i Aleancës për Shqiptarët.

Admin01

Recent Posts

Ademi: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është skandaloz, ulja e numrit të këshilltarëve është joligjor

Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi sot para Gjykatës Kushtetuese ka reaguar lidhje me vendimin e…

17 minutes ago

Valbon Limani: Numri 4 është simboli i unitetit dhe fitores!

Kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ka publikuar në faqen e tij…

2 hours ago

Ramadani: Do të investojmë në sport për një rini të shëndoshë në Saraj

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar të Komunës së Sarajit, Blerant Ramadani, ka…

5 hours ago

Valdet Xhaferi: Numri 4, një shenjë për fitore të re historike të AKI-it

Bartësi i listës për kryesues në Këshillin Komunal të Gostivarit nga koalicioni Aleanca Kombëtare për…

5 hours ago

Aleanca Kombëtare për Integrim: Çegrani, pikënisje e mobilizimit kombëtar për zgjedhjet lokale

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) ka hapur zyrtarisht shtabin zgjedhor në fshatin Çegran, duke e…

6 hours ago

Bujar Osmani: Me Këshillin e Sigurisë dhe ndriçimin modern, Çairi do të dalë nga hija e frikës

“Çairi nuk guxon të jetë qytet i frikës. Çairi nuk guxon të jetë komunë e…

6 hours ago