Categories: LajmePolitika

Aleanca për Shqiptarët: Koha e ndryshimit në Çair ka ardhur – mjaft më me korrupsion dhe uzurpime!

Skandalet e njëpasnjëshme në Komunën e Çairit – nga aferat korruptive, uzurpimet e pronave publike, qindra ndërtime ilegale, falsifikimi i dokumentacionit për legalizim kriminal të objekteve paleje, klientelizmi, deri te keqpërdorimet e përditshme në institucionet komunale – tash e 20 vite kanë dëmtuar rëndë jetën e qytetarëve.

Tetori do të jetë muaji i shpëtimit për banorët e Çairit. Sipas raportimeve publike, aktualisht në territorin e komunës po ndërtohen mbi 50 objekte të reja pa leje, ndërsa institucionet heshtin. Dëshmitë e shumta tregojnë se Komuna e Çairit ka përdorur një regjistër të falsifikuar për legalizimin e ndërtesave të paligjshme, duke i hapur rrugën një skeme kriminale të përmasave të mëdha.

Në Prokurorinë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit tashmë janë dorëzuar 3.200 faqe dokumente që dëshmojnë procedura të dyshimta për legalizimin dhe ndërtimet në këtë komunë. Departamenti për Shtypjen e Krimit të Organizuar dhe të Krimit të Rëndë i Ministrisë së Brendshme ka sekuestruar dokumentacion zyrtar brenda komunës, lidhur me ndërtimet e paligjshme.

Për më tepër, raportimet tronditëse për përfitime të paligjshme që kapin shifrën mbi 225 milionë euro nga ndërtimet e egra dhe marrëveshjet e pista me oligarkët e industrisë së bixhozit, e lidhin drejtpërdrejt Izet Mexhitin dhe dinastinë e tij me afera të rënda kriminale.

Është hipokrizi e pastër që kjo dinasti të kërkojë për të gjashtën herë me radhë besimin e qytetarëve, ndërkohë që dosjet e tyre ndodhen në duart e organeve të hetuesisë.

Aleanca për Shqiptarët bën thirrje për fundin e kësaj dinastie të korrupsionit dhe për rikthimin e ligjit, transparencës dhe interesit publik në Komunën e Çairit. Banorët e kësaj komune meritojnë një qeverisje që punon për ta, jo për xhepat e politikanëve të korruptuar.

Tetori është shansi për ta ndalur korrupsionin dhe për t’i kthyer Çairit dinjitetin e humbur!

Aleanca për Shqiptarët

Admin01

Recent Posts

Sefer Selimi: Propaganda e Adnan Azizit është e njejtë me atë të UDB-së

“Siç duket, pasi Mickoski i qortoi publikisht dhe ua ndaloi të merren me tema kombëtare,…

8 hours ago

Valbon Limani përkujton 11 shtatorin: “Një datë e trishtuar për gjithë botën

Kandidati i Aleancës për Shqiptarët dhe AKI-it, për kryetar të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani,…

9 hours ago

Me skandale fetare, a po mundohet Adnan Azizi të mbulojë turpin e “patriotit” që ia mbylli Mickovski?

Shkruan Rami Mislimi E krijuar me fonde të dyshimta, Lëvizja BESA u shfaq në skenën…

10 hours ago

Dokumentet zyrtare hedhin poshtë akuzat e VLEN-it: Kontrata e MPJ-së e ligjshme (Dokument)

Koalicioni VLEN ka dalë sot me akuza të reja ndaj ish-ministrit të Punëve të Jashtme,…

11 hours ago

Blerant Ramadani në Manastir dhuron libra për Bibliotekën “Lynkest”: Në frymën e Kongresit të Manastirit, dija na bashkon

Me frymëzimin e rilindasve dhe Kongresit të Manastirit të vitit 1908, sot përcolla mesazhin e…

12 hours ago

ASH-Gostivar: Drejtori i Spitalit të Gostivarit në shërbim të fushatës së VLEN-it

Aleanca për Shqiptarët – Dega në Gostivar ka akuzuar publikisht drejtorin e Spitalit të Përgjithshëm…

12 hours ago