Categories: LajmePolitika

Aleanca për Shqiptarët i përgjigjet VMRO-DPMNE-së: Shqiptarët mund të jenë vetëm partnerë, jo vazalë si eksperimenti i tyre – VLEN

VMRO-DPMNE ende nuk mund të pajtohet me faktin se Aleanca për Shqiptarët është ajo që bën diferencën, dhe nuk është në nivelin e grupimit politik VLEN, që lehtësisht i nënshtrohet Hristijan Mickoskit dhe partisë së tij – vetëm për pak pushtet për krerët e vet, të kapur me dosje kriminale nga keqqeverisja në Çair, Tetovë e deri në qeveri.

Ne kishim të drejtë kur menduam se sollëm ndryshimin, dhe sot kemi po aq të drejtë kur themi se ky nuk është ndryshimi i dëshiruar.

Dështimet e qeverisë VMRO-VLEN janë të dukshme dhe të përditshme, sot rruga drejt Bashkimit Evropian ka dështuar, dhe fajtori ka emër: VMRO-VLEN. Nuk përmendet në asnjë rast integrimi evropian i vendit.

Zhvillimi ekonomik është në nivelet më të ulëta, sidomos në zonat shqiptare. Le të tregojë VMRO-DPMNE qoftë edhe një investim serioz në Maqedoninë Perëndimore!

Nga kredia hungareze, prej 200 kompanive të përzgjedhura, asnjë kompani shqiptare nuk është ndihmuar – ky është diskriminim i pastër.

Po ndodh defaktorizimi i shqiptarëve dhe një centralizim i paprecedent i pushtetit, përfshirë edhe zvogëlimin e numrit të këshilltarëve në komunat shqiptare.

Aleanca për Shqiptarët nuk do të lejojë margjinalizimin e shqiptarëve. Në këtë realitet, Aleanca për Shqiptarët nuk mund t’i nënshtrohet VMRO-DPMNE-së, as të qëndrojë indiferente ndaj përpjekjeve për margjinalizimin e shqiptarëve dhe kthimin e tyre në qytetarë të rendit të dytë, duke çmontuar çdo ditë e më shumë frymën e Marrëveshjes së Ohrit, e cila legjitimohet me ndihmën e vazalëve të VLEN-it, po sjell nevojën për një marrëveshje të re politike mes shqiptarëve dhe maqedonasve, siç përmendëm ditë më parë.

VMRO-DPMNE duhet ta kuptojë se shqiptarët janë partnerë, jo dekor në ekzekutiv.
Aleanca për Shqiptarët nuk është e kapur si eksperimenti i tyre i quajtur VLEN. Ne kthehemi te populli ynë, sa herë që është e nevojshme dhe këtë e kemi dëshmuar disa herë.

Na vjen keq që edhe “Pallati i Bardhë” është shndërruar në avokat dhe zëdhënes i ekperimentit të tyre VLEN.

Të flasësh për një “ndryshim të qasjes” së Aleancës sipas nevojës, është një konstatim absurd dhe një përpjekje e dëshpëruar për të mbuluar dështimet e qeverisë së VMRO-DPMNE-së dhe vazalëve të saj, VLEN.

Aleanca për Shqiptarët

Admin01

Recent Posts

Aleanca për Shqiptarët: Decentralizimi dhe Siguria Publike, shtylla të një shteti funksional

Aleanca për Shqiptarët rikujton se pika e tetë e Platformës Kombëtare e saj përqendrohet te…

8 hours ago

“Sipas dinamikës së Bilall Kasamit, stadiumi i Tetovës do të ndërtohet në vitin 2050” JA KONTRATA dhe DINAMIKA

Para disa ditësh, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami deklaroi se në muajin tetor,…

8 hours ago

Çair nxjerr në Shesh kontraditat dhe dobësinë e VLEN-it

Nga Liridon Ramadani Mbrëmë në Çair u bë hapja e shtabit zgjedhor, dhe për mua…

12 hours ago

AKI-Tetovë akuzon Kasamin për keqmenaxhim me rrugët 185 dhe 186

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) – Tetovë ka reaguar sot publikisht, duke akuzuar kryetarin në…

12 hours ago

Daku: Ndaj Serbisë do të kemi qasje tjetër

Futbollisti i Kombëtares, Mirlind Daku, menjëherë pas ndeshjes së Letonisë ka nisur të mendojë për…

13 hours ago

Osmani zbulon një të dhënë tronditëse: Më shumë se 4 milionë euro në vit shpenzon Çairi për punësime fiktive të aktivistëve

Bujar Osmani, kandidat për kryetar të komunës së Çairit, sot kritikoi ashpër pushtetin aktual lokal…

13 hours ago