Categories: LajmePolitika

Aleanca për Shqiptarët drejt unifikimit, Arben Fetai në përqafim të Mickoskit!

Pas largimit të Aleancës për Shqiptarët nga Qeveria e drejtuar nga e djathta me Hristijan Mickoskin në krye, për shkak – siç deklaruan nga kjo parti – të diskriminimit sistematik institucional ndaj shqiptarëve dhe mospërputhjes mes funksionarëve të partive të ndryshme në institucione, një grup funksionarësh nga kjo parti megjithatë zgjodhën të qëndrojnë përkrah Mickoskit në vend se ta lënë Qeverinë, shkruan Frontline, përcjell PressOnline.al

Ata e akuzojnë Aleancën për Shqiptarët dhe liderin e saj Arben Taravari se janë larguar nga Qeveria për të bashkëpunuar me BDI-në e Ali Ahmetit në zgjedhjet lokale. Nga ana tjetër, vetë Taravari disa herë ka deklaruar se zgjedhjet lokale janë administrative dhe jo politike dhe se në to sheh bashkëpunim me të gjitha partitë politike, varësisht nga nevojat që kanë mes vete partitë në komuna të caktuara.

Ndërkohë, po shtohen zërat për një bashkim serioz mes dy krahëve të Aleancës për Shqiptarët, atij të Ziadin Selës dhe Arben Taravarit.

“E mbaj peshën e përgjegjësisë si njeriu që e krijoi këtë organizatë politike dhe sigurisht ndjej peshë – jo faj. Çdokush që nuk ka asnjë lidhje me gjenezën e Aleancës për Shqiptarët po merr të drejtën të përgojojë dhe të përmendë. Si i tillë, ndjej përgjegjësi për ta bashkuar dhe forcuar Aleancën për Shqiptarët dhe për të mbyllur gojën e atyre që e keqpërdorin atë për pushtet (grupi që mbeti në pushtet nga krahu i Taravarit)”, deklaroi Ziadin Sela në takimin me strukturat e tij në fshatin Debresh të Gostivarit.

Arben Taravari gjithashtu ka dhënë sinjale të buta, por të qarta për marrëdhëniet e tij me ish-bashkëpartiakun Ziadin Sela.

– Me një buzëqeshje të lehtë, Taravari u shpreh: “Nuk jam pajtuar me Selën”, duke lënë të kuptohet se, edhe pse nuk ka një pajtim formal, tensionet mund të jenë zbutur.

Por çfarë ndodh me grupin e funksionarëve të Aleancës për Shqiptarët që mbetën në Qeverinë e Mickoskit?

Sipas njohësve të zhvillimeve politike në vend, ata janë thuajse një hap larg bashkimit me Lëvizjen Demokratike të Izet Mexhitit. Ata udhëhiqen nga zëvendëskryeministri Arben Fetai, i cili vjen nga fshati Sllupçan – Kumanovë, jeton dhe punon në Belgjikë, por më parë ka qenë aktiv në Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit, ku së bashku me Daradan Moliqin krijuan fraksione dhe një parti të re – Partinë Socialdemokrate të Moliqajt. Pas dështimit atje, Fetai u inkuadrua në Aleancën për Shqiptarët dhe që nga ajo kohë, sipas burimeve partiake nga të dy krahët e Aleancës për Shqiptarët (ASH), ai ka rekrutuar njerëz të afërt me të, dhe sot thuajse të gjithë ata janë në anën e Mickoskit.

Admin01

Recent Posts

Sefer Selimi: Propaganda e Adnan Azizit është e njejtë me atë të UDB-së

“Siç duket, pasi Mickoski i qortoi publikisht dhe ua ndaloi të merren me tema kombëtare,…

6 hours ago

Valbon Limani përkujton 11 shtatorin: “Një datë e trishtuar për gjithë botën

Kandidati i Aleancës për Shqiptarët dhe AKI-it, për kryetar të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani,…

6 hours ago

Me skandale fetare, a po mundohet Adnan Azizi të mbulojë turpin e “patriotit” që ia mbylli Mickovski?

Shkruan Rami Mislimi E krijuar me fonde të dyshimta, Lëvizja BESA u shfaq në skenën…

8 hours ago

Dokumentet zyrtare hedhin poshtë akuzat e VLEN-it: Kontrata e MPJ-së e ligjshme (Dokument)

Koalicioni VLEN ka dalë sot me akuza të reja ndaj ish-ministrit të Punëve të Jashtme,…

9 hours ago

Blerant Ramadani në Manastir dhuron libra për Bibliotekën “Lynkest”: Në frymën e Kongresit të Manastirit, dija na bashkon

Me frymëzimin e rilindasve dhe Kongresit të Manastirit të vitit 1908, sot përcolla mesazhin e…

9 hours ago

ASH-Gostivar: Drejtori i Spitalit të Gostivarit në shërbim të fushatës së VLEN-it

Aleanca për Shqiptarët – Dega në Gostivar ka akuzuar publikisht drejtorin e Spitalit të Përgjithshëm…

10 hours ago