Categories: LajmePolitika

Aleanca Kombëtare për Integrim dorëzoi kandidaturat në Gostivar: Bashkim për fitore më 19 tetor

Koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) ka dorëzuar sot zyrtarisht kandidaturën për kryetar komune dhe listën e këshilltarëve në Komisionin Komunal Zgjedhor në Gostivar.

Para dorëzimit, kandidati për kryetar komune, Valbon Limani, dhe bartësi i listës për këshilltarë komunalë, Valdet Xhaferi, u takuan me mbështetësit para Pallatit të Kulturës dhe më pas ecën së bashku drejt zyrës së KKZ-së, duke dhënë mesazhin e bashkimit dhe vendosmërisë për fitoren në zgjedhjet e 19 tetorit.

“Shumë shpejt do të fillojmë prezantimin e platformës dhe programit të koalicionit para qytetarëve të Gostivarit. Falënderoj të gjitha strukturat për angazhimin dhe përkrahjen e deritanishme,” u shpreh Limani pas dorëzimit të kandidaturave.

Nga ana e tij, bartësi i listës për këshilltarë, Valdet Xhaferi, tha se kjo është një ditë e veçantë për qytetin:

“Shqiptarët po bashkohen për të ndërtuar një të ardhme më të mirë. Lista jonë përbëhet nga profesionistë dhe persona me integritet të lartë nga fusha të ndryshme të jetës publike e profesionale,” deklaroi ai.

Limani dhe Xhaferi ngritën gjithashtu shqetësimin se lista është dorëzuar me 23 kandidatë, për shkak se qeveria nuk ka zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese që ndalon ndarjen diskriminuese të banorëve në “rezidentë” dhe “jo-rezidentë”, duke i kushtuar Gostivarit 8 ulëse më pak në këshillin komunal.

Koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim – AKI shpreh bindjen se qytetarët e Gostivarit do të mbështesin fuqishëm këtë bashkim politik dhe se më 19 tetor procesi zgjedhor do të mbyllet në raundin e parë me një fitore të madhe për qytetin dhe të ardhmen e tij.

Admin01

Recent Posts

Gazetari dhe publicisti Seladin Xhezairi mer çmimin ambasador i paqes

Gazetari dhe publicisti i njohur nga Tetova, Seladin Xhezairi ka marrë çmimin “Abmasador i Paqes”…

1 hour ago

Valbon Limani: Do të punoj për transforminin e Gostivarit

Pas një shëtitjeje simbolike nëpër rrugët e qytetit deri në selinë e Komisionit Komunal Zgjedhor,…

1 hour ago

Levica me kandidatë për kryetar bashkie në Tetovë-Dr Katka Bozhinovska, Gostivar – Darko Grujovski.Deputetja Mojsoska do të kandidojë për Strugën

Me nder dhe përgjegjësi të veçantë, njoftojmë se në komunat e Tetovës, Gostivarit dhe Strugës,…

1 hour ago

Dokument/ Bilall Kasami hap tender për “Kapellën” në Falisht, për Xhamiat nuk ka dhënë asnjë Euro

Mer fund misteri i mbështetjes së Bilall Kasamit për objektet fetare ortodokëse. Dje pra me…

5 hours ago

Taravari: Kandidatët e ASH-së do të fitojnë që në ruandin e parë për kryetar komune

Aleanc për Shqiptarët ka mbajtur mbledhjen e radhës të Kuvendit të partisë, me ç’rast ka…

7 hours ago

Albin Kurti dhe roli i tij si alibi i VLEN-it në dështimet ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

Qeverisja e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut është përballur me sfida të shumta gjatë këtyre…

7 hours ago