Albulena Haxhiu: Shumë shpejt nis puna për projektligjin për veting, konfiskim të pasurisë ..

e postuar më at 21:58
84 0

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, duke uruar Blerim Sallahun për postin e ri si zëvendësministër në këtë institucion, ka njoftuar se shumë shpejt do të nis puna me grupet punuese lidhur me projektligjin për veting.

Ajo tha se po ashtu do të fillohet puna edhe për projektligjet për konfiskim të pasurisë së pajustifikueshme dhe Institutin për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

“Blerim Sallahu do të jetë zv. Ministër i Drejtësisë

Me Blerimin para 11 viteve jemi takuar në Lëvizje.

Jam shumë e lumtur që së bashku do të vazhdojmë të punojmë në jetësimin e zotimeve tona. Këtij rrugëtimi do t’i bashkohen edhe shumë profesionistë që ia duan të mirë vendit dhe e duan Kosovën vend me drejtësi e zhvillim.

Shumë shpejt nisim punën me grupet punuese lidhur me projektligjin për veting, konfiskim të pasurisë së pajustifikueshme, Institutin për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë dhe shumë çështje të tjera!

Kosova do të bëhet shtet i së drejtës!”, shkroi ajo./SmartNews/

J X

nga kategoria