ALBON XHEMAILI, I PËRGJIGJET ISH ZV MINISTRIT TË PUNËVE TË BRENDSHME DHE AKTUALISHT ZV MINISTËR I DREJTËSISË Z.AGIM NUHIUT!

e postuar më at 19:12
74 0

Çështja e ujit në vendbanimin Siniçan është thënë dhe stërthënë dhe çdonjëri ka krijuar bindjet e veta në këtë drejtim. Por, ata që ngelen viktima në këtë rast gjithnjë janë opinioni i gjerë publik, nga akuzat apo polemikat e rreme që shfaqin disa persona te publiku për të mos nxjerr në pah padrejtësitë dhe fajësitë e veta.

Por, unë si kryetar i Komunës së Bogovinës për hirë të së vërtetës dhe për hirë të gjithë banorëve të atij vendbanimi dhe gjithë publikut ndjehem i detyruar që të jap një sqarim korrekt për gjithë situatën që ndodhi në korrik të vitit të kaluar.

Meqenëse zv. Ministri i tanishëm Agim Nuhiu vazhdimisht ka deklaruar nëpër mediume, është koha që të jap sqarimin tim.

I nderuar z. Agim Nuhiu besoj e mbani mend që ju direkt me urdhrat e juaja keni bllokuar punimet e ujit të pijshëm në vendbanimin Siniçan të Komunës tonë, duke pasur parasysh se ndodheshim në një kohë pandemie, në një kohë kur shumë njerëz luftonin për jetë. Ne ishim të detyruar të qëndronim ditë e natë në vendngjarje, vetëm e vetëm për të arritur qëllimin dhe drejtësia të triumfoj. Po ashtu bëri!

Ju i nderuar, keni mbajtur njësinë speciale dhe policinë lokale për 50 ditë me radhë, që punimet të mos vazhdojnë dhe mos të zgjidhet problemi i ujit në këtë vendbanim, që mos të kenë ujë për pije këto banorë që janë 100% shqiptarë. E për këtë ju më lëshuat padi penale që i jam përgjigjur gjykatës, ndërsa prokuroria e hodhi poshtë akuzën tuaj, i nderuar zv. Ministër Agim Nuhiu që në atë kohë kishit postin e ministrit të punëve të brendshme.

Nuk do të lejoja që dikush të merrte guximin të flas e të trilloj për Komunën e Bogovinës, për banorët e kësaj komune dhe në këtë rast për banorët e vendbanimin Siniçan.

Unë së bashku me ata banorë jemi angazhuar pareshtur, jemi munduar për të arritur te qëllimi i caktuar, të sjellim ujin për pije që i takon çdo vendbanimi dhe çdo banori dhe nuk guxon dikush me trillimet e veta ta ngjyros këtë.

J X

nga kategoria