Albin Kurti do të marrë sot zyrtarisht detyrën si kryeministër i Kosovës. Mediat në Kosovë bëjnë me dije se ceremonia zyrtare e dorëzimit të detyrës do të bëhet në orën 10:00, ku pritet që Kryeministri në detyrë të jetë i pranishëm.
Sipas protokollit shtetëror, Hoti do t’i dorëzojë detyrën kryeministrit të zgjedhur Albin Kurti, i cili u votëbesua një ditë më parë në Kuvend.
Pas kësaj ceremonie do të mbahet edhe mbledhja ceremoniale e Qeverisë se re në orën 11:30. Kurti pritet që të bëjë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Po ashtu në axhendë sot është dhe një takim i Kryeministrit të ri me ambasadorin e BE, Tomas Szunyog. Ndërkohë gjatë ditës së sotme pritet që dhe ministrat të marrin zyrtarisht detyrën.