Albin Kurti fton diasporën shqiptare të regjistrohet

e postuar më at 13:14
118 0

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka bërë thirrje për mërgatën shqiptare të Maqedonisë së Veriut, që të marrin pjesë në procesin e regjistrimit të popullsisë në këtë vend.

Ai përmes një video-porosie në profilin e tij në Facebook, tha se kjo është hera e parë që mërgata mund të regjistrohet pa pasur nevojë të vijë në vendlindje.

“Në Maqedoninë e Veriut ka filluar procesi i regjistrimit të popullsisë. Për herë të parë mërgata jonë ka mundësi që procesin e regjistrimit ta zhvillojë nga vendi ku jeton, pa qenë e detyruar si deri më tani që të marrë gjithë atë rrugë e të vijë në vendlindje për t’u regjistruar”, tha ai.

“Lëvizja jonë fitoi me një pjesëmarrje të fuqishme dhe të mrekullueshme të mërgatës. Duhet të krijojmë të njëjtin entuziazëm. Nga ana jonë, ne do të vendosim qendrat e Lëvizjes Vetëvendosje të mërgatës në shërbim të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut për të asistuar ata në procesin e regjistrimit në internet”, shtoi Kurti.

J X

nga kategoria