Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Brane Petrushevski sot në konferencë për media ka dorëzuar dëshmi për shpenzimet marramendëse të cilat i ka bërë ish ministri i Alancës për Shqiptarët- krahu i Selës, Naim Bajrami gjatë kohës sa ka qenë ministër në Ministrinë e Administratës dhe Shoqërisë Informatike. Ai thotë se për katër muaj Bajrami nga kartela zyrtare ka shpenzuar 231.729 denarë.
“Për katër muaj Naim Bajrami ka shpenzuar nëpër kafene, për haje dhe pije nëpërmjet kartelës zyrtare, aq sa një qytetar me rrogë minimale fiton për tërë vitin. Si LSD dhe BDI arsyetojnë që një funksionarë i tyre për vetëm 4 muaj në kafe ka shpenzuar aq sa një qytetarë shpenzon për një vit?”, ka pyetur Petrushevski.
Ai ka deklaruar se në ditët në vijim në mënyrë të detajuar do të tregojnë se si Bajrami i ka shpenzuar parat e popullit.