Krenar Llogës po i’a kthejnë shpinën edhe bashkëpunëtorët e tij të kabinetit, pasi ai dhe Ziadin Sela zgjodhën të përkrahin BDI-në e jo NDRYSHIMIN.
Kjo përkrahje për BDI-në bëri që Llogës t’ia kthejnë shpinën edhe bashkëpunëtorët e kabinetit në Ministrinë e Drejtësisë. Përmes Facebookut bahskëpunëtori i tij në kabinet, Ilhani nga shkupi ka njoftuar se po i ndan rrugët me Llogën duke vazhduar të jetë pjesë e ekipit të Taravarit.
Ja shkrimi i plotë i Ilhanit:
“Gjatë kësaj periudhe ishte kënaqsi të jem pjesë e kabinetit në Ministrin e Drejtësisë në krye me Krenar Llogën, ku prej sot miqësisht do duhet që ti ndajm rrugët politike dhe duke vazhduar si pjesë në ekipin e Kryetarit Arben Taravari!”,ka shkruar ai.