Aksion policor në Deve Bair, konfiskohet sasi e madhe droge (Foto)

e postuar më at 10:57
83 0

Nëpunësit policor nga Reparti i policisë kriminalistike – Sektori për tregti joligjore të drogës në bashkëpunim me SPB Strugë, Qendrën rajonale për punë kufitare Lindje dhe Drejtoria doganore, ndërprenë kanal ndërkombëtar për trafikim të hashashit nga Shqipëria nëpërmjet Maqedonisë së Veriut, Bullgarisë me destinacion përfundimtar Turqinë, ku u konfiskuan 14 kilogram hashash dhe paketime vaj hashashi, njoftoi sot zëdhënësi i MPB-së Toni Angellovski për aksionin e kryer gjatë ditës së djeshme, përcjell SmartNews.

“Pas masave të ndërmarra paraprakisht, në ora 12:45 në vendkalimin kufitar Deve Bair është kryer kontroll i veturës BMW, e drejtuar nga nënshtetasi i Republikës së Shqipërisë H.H. (60) ku më pas janë gjetur dy depo me marihuanë dhe H.H. është privuar nga liria. MPB vazhdon me masat intensive dhe aktivitetet për ndalimin e trafikimit me mjete narkotike.”, përfundoi angellovski./SmartNews/  

 

 

nga kategoria