Aksidentohet autobusi në Bullgari, vdesin 46 persona, kryesisht turistë nga Maqedonia e Veriut

e postuar më at 07:55
9 0

Të paktën 46 persona, shumica prej të cilëve turistë nga Maqedonia e Veriut, vdiqën pasi një autobus u përplas dhe u përfshi nga flakët në një autostradë në Bullgarinë perëndimore.

Sipas zyrtarëve vendas ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 02:00 në një autostradë 40 kilometra në jug të kryeqytetit Sofje.

Kreu i shërbimit të kontrollit të fatkeqësive të vendit, Nikolay Nikolov, tha për mediat se “45 ose 46 njerëz vdiqën” në aksident ndërsa 7 pasagjerë u shpëtuan dhe u evakuuan në një spital në kryeqytet.

T F

nga kategoria