Aksidenti tragjik në Bullgari, Sela: Ngushllime dhe forcë familjarëve të viktimave

e postuar më at 08:23
6 0

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka reaguar për aksidetin tragjik në Bullgari, ku 46 persona nga Maqedonia e Veriut humbën jetën në autobusin duke u kthyer nga Turqia:

“I tronditur nga lajmi për tragjedinë në Bullgari, ku 46 bashkëqytetarë tanë kanë humbur jetën në autobusin e aksidentuar që kthehej nga Turqia. Edhe më të rëndë këtë tragjedi e bëjnë informatat se në mesin e viktimave ka edhe fëmijë. Ngushllime dhe forcë familjarëve të viktimave, këto ditë të gjithë do të jemi me ata dhe me të lënduarit për të cilët lutemi të shërohen sa më shpejtë 🙏”.

T F

nga kategoria